Bytyçi: Në kohën e Veselit Kuvendi ishte i hapur për mediat – ndërsa tani VV po i len në oborr

Bytyçi: Në kohën e Veselit Kuvendi ishte i hapur për mediat – ndërsa tani VV po i len në oborr

Avni Bytyçi, këshilltar i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në mandatin e kryeparlamentarit Veseli, gazetarët, mediat dhe shoqëria civile asnjëherë nuk janë lënē në oborr kur brenda hapësirave të Kuvendit ka pasur takime e aktivitete. Ai ka thënë se qe dy javë që VV e ka marrë ta udhëheqë Kuvendin, gazetarët po […]

Avni Bytyçi, këshilltar i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në mandatin e kryeparlamentarit Veseli, gazetarët, mediat dhe shoqëria civile asnjëherë nuk janë lënē në oborr kur brenda hapësirave të Kuvendit ka pasur takime e aktivitete.

Ai ka thënë se qe dy javë që VV e ka marrë ta udhëheqë Kuvendin, gazetarët po maltretohen duke i lënë me orë të tëra të presin jashtë në temperatura nën zero gradë celcsius. Bytyçi vlerëson se kjo mbyllje e hapësirave të Kuvendit për media, është një turp për VV-në.

Reagimi i plotë i Avni Bytyçit në Facebook:

Gjatë mandatit të kaluar, Kadri Veseli si Kryeparlamentar, kishte krijuar qasje të vazhdueshme në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mediat, gazetarët, aktivistët e shoqerisë civile si dhe ekspertët e fushave të ndryshme. Ne, kishim krijuar një atmosferë të hapur në këtë institucion. Fundja, transparenca nuk është vetëm parim por mbi të gjitha edhe kulturë e demokracisë. Ndërsa sot ndihem i befasuar që pothuajse pas dy javesh kjo praktikë tanimë e krijuar nga z. Veseli është ndaluar nga udhëheqësia aktuale e Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesit e mediave me orë të tëra qëndrojnë në temperatura nën zero (-) sepse ju ndalohet qasja fizike në objekt, kjo është thjeshtë turp! Në këtë mashtrimin e tyre publik për formimin e qeverisë, së paku ta respektojnë njërin nga parimet bazë të demokracisë, atë të transparencës. Mirëpo ekziston një problem thelbësor këtu që pastaj rezulton me këtë situatë. Takimet e partive politike fare nuk duhet të ndodhnin në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi është bartësi i sovranitetit të popullit si tërësi. Ajo nuk njeh parti politike, e aq më pak për aktivitete të tilla. Kjo është edhe arsyeja pse Administrata e Kuvendit duke përfshirë Zyrën për media, nuk mund të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve të imponura nga LVV dhe LDK në hapësirat e saj. Siç duket këto parti kanë menduar se bartja e negociatave nga oda e Isa Mustafës, tek restorantet e hoteleve, e pastaj në hapësirat e Kuvendit ju jep pak shije institucionale këtyre tregtarëve të karrigave për pushtet. Zëdhëneësi i Vetëvendosjes në reagimin e tij tha se personalisht është kujdesur që gazetarët të kenë qasje në Kuvend, edhe pse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Por, problemi këtu qendron tek pyetja: Kush është zëdhënësi i një partie politike që të lejojë, të krijojë apo të mundësojë qasje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës? Andaj, pazaret për Qeverinë le t’i bëjnë këto dy parti në zyrat e tyre, duke respektuar minimumin e transparencës, se më shumë nga ta nuk presim!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?