Bulliqi: Në LDK moti ka vdekur rugovizmi, me Isa Mustafën s’ka frymë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rrëfyer kohën kur për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bulliqi ka goditur Lidhjen Demokratike dhe krerët e kësaj partie, duke thënë se “rugovizmi” ka vdekur moti brenda saj.. Ish-deputeti i LDK-së, në Blic Interview ka potencuar se nuk mund të ketë “frymë rugoviane” me […]

Bulliqi ka goditur Lidhjen Demokratike dhe krerët e kësaj partie, duke thënë se “rugovizmi” ka vdekur moti brenda saj..

Ish-deputeti i LDK-së, në Blic Interview ka potencuar se nuk mund të ketë “frymë rugoviane” me Isa Mustafën kryetar të partisë.

”Ata e kanë humbur rugovizmin që moti. Edhe Agim Veliu edhe kushdo aty që flet për rugovizëm nuk janë të sinqertë. Rugovizmi ka vdekur që moti brenda kësaj LDK-je. Nuk ka rugovizëm me Isa Mustafën, kryetar të partisë”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka folur edhe për faktin që kritikuesi më i madh i një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, është ish bashkëpunëtori i tij, Agim Veliu.

Bulliqi ka thënë se përkundër që ka punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, në zgjedhjet e fundit, diferenca e vogël mes LDK-së dhe VV-së, ia ka bërë të qartë Agim Veliut, se do ta humb Komunën e Podujevës.

”Po, unë kam punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, atëherë kur isha pjesë e LDK-së. Një gjë e rëndësishme është që zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK do ta humb bastionin e Podujevës, pasi që ishte një diferencë shumë e vogël me Vetëvendosjen”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?