Britania thërret ambasadorin iranian pas arrestimit të ambasadorit të saj në Iran

Grindja diplomatike pas arrestimit të ambasadorit britanik në Teheran ka eskaluar pasi që qeveria britanike ka thirrur ambasadorin e Iranit në mënyrë që ta protestojë atë episod. “Kjo ishte një shkelje e papranueshme e konventës së Vjenës dhe duhet të hetohet,” ka thënë zëdhënësi i kryeministrit. “Po kërkojmë garanci të plotë nga qeveria iraniane se […]
“Kjo ishte një shkelje e papranueshme e konventës së Vjenës dhe duhet të hetohet,” ka thënë zëdhënësi i kryeministrit. “Po kërkojmë garanci të plotë nga qeveria iraniane se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. Zyra për Punë të Jashtme e thirri ambasadorin iranian sot për të shprehur kundërshtimet tona të ashpra.” – shtoi më tej ai.
Ka pasur shenja se ministri i jashtëm i Iranit ka kërkuar që të qetësojë situatën, duke theksuar se ambasadori britanik, Rob Macaire, ishte liruar menjëherë pasi identiteti i tij ishte bërë i njohur, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Ambasadori i Iranit në Britani të Madje, Hamid Baeidinejad, ka shkruar në Twitter se Macaire ishte liruar “në momentin që polici ishte informuar për identitetin e tij”, duke vazhduar më pas se “dezinformomi është një burim i madh i moskuptimit dhe i dëmeve për qetësimin e situatës.”
Por demonstratat jashtë ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vazhduan nga protestuesit pro-regjimit iranian me kërkesa që ajo të mbyllej.
Ambasadori britanik ishte filmuar duke qenë pjesë e protestës anti-qeveritare që ishte përshkruar nga mediat iraniane si “protestë ilegale.” /Periskopi












