Brahim Qorri: Gani Geci e vrau Ruzhdi Shaqirin pa faj, gjykata nuk më ftoi për të dëshmuar

Brahim Qorri: Gani Geci e vrau Ruzhdi Shaqirin pa faj, gjykata nuk më ftoi për të dëshmuar

Ish-luftëtari i UÇK-së Brahim Qorri ka mohuar se ka thënë ndonjëherë që Ruzhdi Shaqiri ka qenë vrasës me pagesë, sikurse pretendon Gani Geci. Ai tha se Geci është munduar ta përdorë atë padrejtësisht. Gjithashtu, Qorri ka thë se nuk është e vërtetë që pasi është liruar nga uniforma e UÇK-së ka marrë para për ndonjë […]

Ai tha se Geci është munduar ta përdorë atë padrejtësisht.

Gjithashtu, Qorri ka thë se nuk është e vërtetë që pasi është liruar nga uniforma e UÇK-së ka marrë para për ndonjë atentat.

“Kurrë për jetë! Si familje ne kemi punuar edhe para luftës me tregti. Kur unë i kam mbajtur 200 mijë marka në xhep të këmishës disa komandantë dhe sulltanë të sotit s’kanë pasë as duhan me pi. Asnjëherë s’e kam përdorur armën pas luftës në afërsi me dikë”.

“Pas luftës më ka mbetur hatri prej këtyre politikanëve që s’po mund t’ua përmendi emrat edhe pse të gjithë i dimë. Pesë fëmijë i kam dhe asnjë s’e kam në punë, sepse nuk e lejoj unë djalin tim që ka Master të bëhet punëtor i një analfabeti”.

Duke mos zbuluar shumë detaje, Qorri në Zona B tha se ka dëshmuar në Hagë, por shtoi se në Drenas vazhdimisht mblidhen dëshmi nga policët e EULEX-it.

“Edhe tash nuk janë duke më lënë rehat. Pasi unë e kam të ndaluar të shkoj në në Europë më kanë dërguar nga Turqia dhe më kanë marrë në pyetje, por më shumë nuk e kam të lejuar të tregoj. Që tri vjet ata janë duke i marrë në pyetje dëshmitarët. Në Drenas ka 200 veta, vijnë policë të EULEX që i marrin në pyetje duke i mbledhur dëshmitë e tyre.

Qorri ka akuzuar Gani Gecin se e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin – me të cilin ka lidhje familjare – pa pasë gisht në atentatin ndaj tij. Përkundër kësaj, ai thotë se nuk ka asgjë të keqe me të.

“Me Gani Gecin dhe vëllezërit e tij unë nuk kam asgjë, por që ma kanë vra tezakun Ruzhdi Shaqirin – le ta dijë edhe ai edhe krejt Kosova se ai është vrarë i pafajshëm dhe pa i ardhë marre del nëpër televizione. Janë pesë dëshmitarë që mund të dëshmojnë që ai e ka vrarë pa faj. Çfarë drejtësie ka këtu kur e vret një njeri pa faj dhe del shëtitesh i lirë?”.

“Me Ganiun nuk kam asgjë të keqe, nuk më ka bë diçka të tillë e as unë s’i kam bërë. Por, ai është munduar që të më përdorë mua pak si ndryshe dhe ma ka vra tezakun pa faj. Unë i bëj be me 400 pleq që ai nuk ka pasur gisht në tentim-atentatin ndaj tij. Ruzhdi Shaqiri nuk ka pasur gisht në atë punë”.

“Ganiu ma ka përmendur emrin edhe në gjyq për punën e Ruzhdiut dhe kam pritur që gjykata të më merr në pyetje. Ai më ka përdorur mua kinse unë i kam thënë se Ruzhdiu është vrasës me para. Gjykata është dashur të më ftojë për të treguar nëse është e vërtetë apo jo ajo çka ka thënë Ganiu. Kurrë nuk më thirri askush”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?