Berisha për Periskopin: S’kam pasur asnjë takim me presidentin për kalim në GP të LDK’së, është spekulim

Berisha për Periskopin: S’kam pasur asnjë takim me presidentin për kalim në GP të LDK’së, është spekulim

Zvarritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po anon të sjellë situata të reja në këtë fazë delikate që u krijua pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Në media u raportua se tre deputetë të minoriteteve do t’i bashkohen LDK’së, kështu për të krijuar grupin më të madh parlamentar në […]

Bëhet fjalë për Etem Arifin nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinollin nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Por Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, në një deklaratë për Periskopin ka mohuar raportimet e tilla, duhe i quajtur veç spekulime. Ai thotë se në këtë fazë s’ka pasur asnjë takim me presidentin Thaçi.

‘’Jo nuk jam takuar në këtë fazë me presidentin Hashim Thaçi. Jam taku sa kam qenë në mandatin e kaluar. Spo e di prej nga është ky spekulim. Të paktën ajo pjesa e presidentit, s’ka të bëjë me mua’’, ka thënë Berisha për Periskopin.

I pyetur nëse ka diçka të vërtetë për kalimin e tij dhe dy kolegëve të tjerë në grupin Parlamentar të LDK’së, ai nuk ka dashur të deklarojë diçka konkrete.

‘’ Ne kemi pasë takime, orientimi jonë mund të jetë kudo. Por pjesa e presidentit s’ka të bëjë me mua asnjëherë. S’ka dalë asgjë nga ne. Ne po e presim marrëveshjen e tyre. Nashta shkojmë në zgjedhje krejt dhe s’ka me pasë asnjë grup’’, është përgjigja e Berishës.

Në rast se ndodh ky kalim siç po raportohet,  LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës,  me 31 deputetë. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend, me vetëm një deputet më pak.

Kujtojmë që tash e tre muaj nga zgjedhjet, LDK dhe VV nuk kanë arritur të dakordohen për formimin e një koalicioni qeverisës. Albin Kurti e Isa Mustafa gati çdo ditë caktojnë takime, por marrëveshja nuk po rezulton askund./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?