Berisha: Albin Kurti u bë qesharak si Sylë Tahirsylaj

Berisha: Albin Kurti u bë qesharak si Sylë Tahirsylaj

Komentuesja e njohur e Facebook-ut, Kimete Berisha, ka bërë një status në profilin e saj e në të cilin merret konkretisht me sjelljen e z.Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, pasi doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit.   Berisha e krahason Kurtin me z.Tahirsylaj, duke thënë se ai “po sheh borë ku s’ka”. Kujtojmë […]

Berisha e krahason Kurtin me z.Tahirsylaj, duke thënë se ai “po sheh borë ku s’ka”. Kujtojmë se ky i fundit në disa raste kishte parashikuar reshje bore, por të cilat megjithatë nuk kishin ndodhur.

Ajo e quan të papranueshme e qesharake sjelljen e Kurtit me LDK-në në përpjekjen për formimin e qeverisë së re.

“Me dështu edhe si fitues, kjo i ndodh veç një megalomanie si kjo e Albin Kurtit.”- shkruan znj.Berisha.

Ajo porosit Kurtin që të mos tregojë se si bëhet qeveria, por që ta bëj si duhet.

Më tej Berisha shton se po i duket që Kurti më shumë nuk po don ta bëj qeverinë se sa që nuk po mundet.

Kujtojmë se përpjekja për formimin e qeverisë ka hyrë në muajin e katërt, me 3 javë e 13 ditë që nga mbarimi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Më poshtë e keni statusin e plotë e të paredaktuar të znj.Berisha:

U bë Albini si Tahirsylaj, po sheh borë ku s’ka.

Më keq se me dështu, është m’u bë qesharak.

Sepse, kur për një kohë të gjatë dukesh qesharak, pastaj kalon në shkallën tjetër edhe më të rëndë, kur dukesh ‘budalla’.

Albini dhe Syla po bëhen qesharakë, me teoritë e vjetra për pushtetin që Albini s’e merr dot as si fitues i zgjedhjeve dhe me dimrin që Tahirsylës i ka dal komplet prej kontrollit.

Mos na trego Ti neve me fjalë se si bëhet qeveria, por bëje si duhet.

Teorikisht unë ti qes pitet më të mirat n’botë, por praktikisht majat e burekut tim

mund të përdoren edhe si teshlicë për vetmbrojtje, aq të forta që m’dalin.

Kryesore me fsheh dështimin, mos

me t’pa popullata që s’je i zoti me

maru një pite, të cilën e maron më së miri ajo që ka lexuar më së paku.

Më mirë m’u duk se ‘s’po

don’ sesa ‘s’po mundesh’.

Me dështu edhe si fitues, kjo i ndodh veç një megalomanie si kjo e Albin Kurtit.

Sipas tij më mirë me dështu (mos m’u bë kryeministër) sesa m’u bë qysh do Isa Mustafa.

Më mirë m’u bë Glauku për një muaj Kryetar i Kuvendit sesa m’u bë ky Kryeministër.

A e keni pa Ju qysh del prej veturës zyrtare Glauku prej se u bë kryetar kuvendi?

Kush s’e ka pa nuk mundet me marrë me mend…

Glauku nuk prek më n’tokë, gjithë atë mendjemadhësi s’e mban toka, aq rrëmbyeshëm që i qaset jetës së re.

E s’e di Konjjufca, se krejt i falim, veç mendjemadhësinë jo (Kujto: Dacin, Qosjen, Surroin).

E merr mësim nga Ibrahim

Rugova se si mund të jesh i madhërishëm duke mbajtur kokën ulur.

P.S. Ju shkokërdhoi Hashim Thaçi.

Medet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?