Banorët e Karaçevës paraqesin një hartë që vërteton se kjo pjesë i takon Kosovës

Banorët e Karaçevës paraqesin një hartë që vërteton se kjo pjesë i takon Kosovës

Që nga përfundimi i luftës, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës me dhjetëra herë kanë alarmuar për futjen e xhandarmërisë në territorin e komunës së Kamenicës. Policia e Kosovës nga viti 2014, e ka të ndaluar nga KFOR-i edhe shfrytëzimin e rrugës “By Pass”, e cila e mundëson qarkullimin në fshatrat e kësaj zone. Kjo […]

Banorë të këtij fshati, të cilët të vetëm po kundërshtojnë në vazhdimësi këtë gjë, ditëve të fundit kanë siguruar edhe një hartë të Serbisë, ku sipas tyre vërtetohet se ky territor i takon Kosovës.

Një nga banorët më të zëshëm të kësaj ane, Selver Lenjani, i cili mban në dorë këtë hartë, thotë në një intervistë për KosovaPress, se në bazë të saj, rruga në të cilën tashmë janë vendosur tabelat për shënimin e KFOR-it dhe ajo “By Pass”, i takojnë Kosovës.

“Kjo hartë tregon se rruga e fshatit Karaçevë, rruga e asfaltuar dhe rruga “By Pass”, që është e rrezikuar që sa 20 vjet me radhë, dhe sigurimi i kësaj harte që kemi siguruar ne banorët të brezit kufitar nga ngastrat kadastrale të Republikës së Serbisë të komunës së Bujanovcit, se nuk rrezikohet kjo rrugë. As rruga “By Pass”, e as rruga e asfaltuar. Por me ngastra kadastrale është territor i Serbisë, pa ngastra kadastrale, pa numra është territor i Kosovës. Këtu dihet që Serbia ka falsifikuar dokumentin valid që faktorit ndërkombëtar iu është servuar sepse është tokë e jona”, thotë Lenjani.

Me këtë hartë të cilën Lenjani thotë se e kanë siguruar së bashku me banorët e fshatit të asaj ane, po dëshmohet që Serbia ka gënjyer faktorin ndërkombëtar dhe po synon copëtimin e territorit të Kosovës.

Sipas tij, shteti i Serbisë po mundohet të përfitojë nga ky vend, e që siç tregon ai ka resurse natyrore, për çka edhe pretendon të bëjë shkëputjen, e që është në interes për të.

“E mashtrojnë vetën edhe faktorin ndërkombëtar…ne po e dimë se Serbia ku dhe me cilat punon, se e dimë mirë se komplet kjo pjesë, është komplet me resurse natyrore. Është humza, janë pasuritë natyrore që donë t’i merr dhe t’i fut nën territorin e saj. Lus që kjo hartë të jetë valide”, deklaron Lenjani.

Policia e Kosovës nuk shkel këtë rrugë tash e sa vjet. Pavarësisht deklarimeve të KFOR-it se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë e Kosovës, ai vazhdon të mbikëqyrë vijën kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë. Selver Lenjani ka edhe një lutje për institucionet e Kosovës.

“Lus të gjitha institucionet relevante, liderët e partive politike që të merren me çështjen e Karaçevës, sepse Karaçeva del me një zë për ta mbrojtur territorin e Kosovës e Karaçevës, për të mbrojtur trojet tona shekullore. Për të mbrojtur 11 mijë km2, dhe për t’i thënë faktorit ndërkombëtar urdhëro me kë kemi punë”, deklaron ai për KosovaPress.

KosovaPress kishte raportuar edhe më herët në lidhje me gjendjen e banorëve të fshatit Karaçevë të Kamenicës. E derisa Kosova e Serbia të pajtohen se kujt i takojnë 600 metra rrugë, 170 pronarëve të kësaj ane qysh në fillim të vitit 2001 kur ka filluar ky mospajtim, u rrezikohen pronat e tyre.

Kosova ende nuk ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Serbinë. Ky proces ka qenë mjaft kontradiktor me dy shtete të tjera, Maqedoninë e Malin e Zi së fundmi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?