Bahtiri nënkupton se Agim Veliu e Lutfi Haziri duan menjëherë marrëveshje me VV-në

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes sapo ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se nga takimet që ka pasur me shumicën e anëtarëve të kryesisë së LDK-së, ka parë vullnet të madh për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Z.Bahtiri para disa ditësh u pa në një restorant në Milloshevë […]
Z.Bahtiri para disa ditësh u pa në një restorant në Milloshevë duke diskutuar me z.Agim Veliu, i cili shihet si një ndër eksponentët më kundërshtues brenda LDK-së për marrëveshje me VV-në.
Por, duket se Bahtiri ka vendosur t’i përgënjeshtrojë të gjitha këto raportime mediale me statusin e tij të fundit.
Ai madje ka shtuar se Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta çojë “në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z.Kurti”, përcjell Periskopi.
Më poshtë keni statusin e plotë të tij:
Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.
Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë.












