Avokati i njohur shpjegon se çka ndodh me Padinë e Edi Ramës ndaj Haradinajt për shpifje

Dje u bë e ditur se Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kishte bërë padi për shpifje dhe/apo fyerje ndaj Kryeministrit në detyrë të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Ky i fundit kishte deklaruar se Rama kishte qenë i gatshëm të shtynte përpara çështjen e shkëmbimeve territoriale të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë si […]
Ky i fundit kishte deklaruar se Rama kishte qenë i gatshëm të shtynte përpara çështjen e shkëmbimeve territoriale të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare për pajtim dhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Avokati i njohur Dastid Pallaska ka një shpjegim interesant për rastin. Ai thotë se meqë objekt i “kërkesëpadisë për shpifje dhe/apo fyerje është një çështje e interesit publik që si paditës përfshin persona që mbajnë funksione publike, [atëherë]… barra e provës për vërtetimin se deklarata përkatëse është shpifëse dhe/apo fyese kalon tek paditësi”.
Me fjalë të tjera, Pallaska thotë se Rama ka obligim që të dëshmojë se nuk ka tradhtuar interesat kombëtare dhe se nuk ka kërkuar që të ketë shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.
“Kjo do të thotë se – po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht – Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar.”” – shkruan më tej z.Pallaska.
Lexojeni të plotë shkrimin e plotë nga avokat Pallaska:
Padia për shpifje dhe/apo fyerje e Kryeministrit të Shqipërisë kundër Kryeministrit të Kosovês paradoksalisht e vendos Kryeministrin e Shqipërisë para një predikamenti absurd ligjor po që së çështja shqyrtohet në meritë.
Në parim, sipas Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, për tu liruar nga përgjegjësia ligjore për shpifje dhe/apo fyerje i padituri ka barrën e provës për të vërtetuar se deklarata e tij/saj është e vërtetë.
Ky rregull ka një përjashtim të rëndësishëm në rastet kur objekt i kërkesëpadisë për shpifje dhe/apo fyerje është një çështje e interesit publik që si paditës përfshin persona që mbajnë funksione publike. Në këto raste, barra e provës për vërtetimin se deklarata përkatëse është shpifëse dhe/apo fyese kalon tek paditësi. Për më shumë, i padituri në këto raste mund të mbahet përgjegjës vetëm nëse e ka ditur që deklarata e tij/saj është shpifëse dhe/apo fyese dhe ka vepruar me mospërfillje të pamatur ndaj të vërtetës.
Kjo do të thotë se – po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht – Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar.”
Mbi këtë bazë, refuzimi eventual i padisë nga gjykata për shkak të dështimit të Kryeministrit të Shqipërisë për të përmbushur barrën e provës që i takon sipas ligjit do të mund të nënkuptonte se Kryeministri i Shqipërisë është “tradhtar.”












