Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, thanë hetuesit iranianë. Boeingu 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar. Hetimet fillestare zbuluan se avioni ka pasur një problem derisa po […]

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, thanë hetuesit iranianë.

Boeingu 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Hetimet fillestare zbuluan se avioni ka pasur një problem derisa po dilte nga zona e aeroportit dhe se është përfshirë nga flakët.

“Aeroplani, i cili fillimisht u nis drejt perëndimit, ndryshoi drejtimin për shkak të një problemi. Ai ka qenë duke u kthyer në aeroport në momentin kur është rrëzuar”, tha shefi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Ali Abedzadeh.

Më herët, Irani tha se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë – me të dhëna nga fluturimi – te Boeingu apo Shtetet e Bashkuara.

Me rregullat globale të aviacionit, Irani ka të drejtë t’i udhëheqë hetimet, por kompanitë e prodhimit janë shpesh të përfshira.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Megjithatë, nuk ka prova se dy ngjarjet janë të lidhura.

Tensionet Uashington-Teheran kanë arritur kulmin prejse SHBA-ja ka vrarë me dron një komandant të lartë ushtarak të Iranit, më 3 janar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?