Askujt nuk i jepet një mundësi e dytë për të krijuar një përshtypje të parë; Këto rregulla të mirësjelljes duhet t’i dimë të gjithë

Askujt nuk i jepet një mundësi e dytë për të krijuar një përshtypje të parë; Këto rregulla të mirësjelljes duhet t’i dimë të gjithë

Një zonjë apo zotëri nuk dallohet nga trashësia e kuletës, por nga mënyra se si sillet dhe nga tiparet e karakterit të tij. Sjellja e mirë do të jetë gjithmonë me ty. Është e vërtetë që vlerat, traditat ndryshojnë në rrethe apo kultura të ndryshme,  por pavarësisht kësaj sjellja e mirë vlerësohet në çdo shoqëri. […]

Një zonjë apo zotëri nuk dallohet nga trashësia e kuletës, por nga mënyra se si sillet dhe nga tiparet e karakterit të tij.

Sjellja e mirë do të jetë gjithmonë me ty.

Është e vërtetë që vlerat, traditat ndryshojnë në rrethe apo kultura të ndryshme,  por pavarësisht kësaj sjellja e mirë vlerësohet në çdo shoqëri. Është ajo që bën diferencën midis suksesit dhe dështimit në jetë.

Një person i edukuar dhe i disiplinuar do të respektojë dhe të tjerët përreth. Besimi, besnikëria, mirësjellja, respekti në marrëdhënie, në punë, në familje, me shoqërinë dhe me miqtë do të jenë sjellje normative dhe të zakonshme.

Fjala franceze “estique” është origjina e emrit etiketë, që do të thotë “e ngjitur”.

Kur kopshtari I mbretit Luigj XIV zbuloi që lulet e tij po shtypeshin pa kujdes nga oborrtarët apo të ftuarit e mbretit, ai vendosi shenjën “etiquets” për t’i treguar atyre që të qëndronin larg barit. Ishte vetë mbreti që iu bashkua kësaj thirrje duke kërkuar që mos shtypej bari dhe lulet në oborr duke parë që të ftuarit nuk respektonin shenjën e kopshtarit.

Kuptimi i fjalës ka evoluar duke përfshirë norma dhe kode të ndryshme, por më poshtë do të njiheni me disa nga rregullat e etikës që çdo person duhet të ndjekë (gjithmonë nëse do të lërë një përshtypje pozitive kudo të jetë )

1.       Përshëndetu më të gjithë të ftuarit pavarësisht statusit të tyre social.

2.       Përshëndeti mbrapsht edhe nëse nuk i njeh ata

3.       Respekto oraret dhe paraqitu në kohë

4.       Kujdesu për ulësen e një zonje

5.       Një kopsë e xhaketës duhet të qëndrojë e hapur

6.       Mos flit apo qesh me zë të lartë dhe mos fikso shikimin te njerëzit

7.       Falëndero të tjerët për ndihmën e tyre

8.       Burrat duhet të mbajnë pallton e gruas deri në gardërobë, por jo çantën e saj

9.       Gjatë një darke, largohu nga telefoni dhe mundohu që ta kontrollosh sa më pak

10.   Burrat e edukuar, respektojnë zonjat

11.   Kur je në takim përgjigju në telefon vetëm nëse është një thirrje urgjente

12.   Nëse kërkesa për falje është pranuar, mos bëj gabimin e njëjtë dy herë.

13.   Disa informacione janë personale dhe nuk duhen ndarë me të tjerë: mosha, punët, religjioni, shëndeti, probleme mjekësore, probleme familjare, fatkeqësitë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar