Arsimtarja e Gjuhës ankohet me gabime drejtshkrimore, e bën horë komuna e Qëndron Kastratit

Gabimet drejtshkrimore janë bërë një problem i madh në Kosovën e pas-luftës dhe reflektojnë më së shumti cilësinë e dobët në arsim. Së fundi, një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në komunën e Kamenicës. Një arsimtare e lëndës së Gjuhës Shqipe I është drejtuar Drejtorisë komunale të Arsimit me një kërkesë që të kthehej […]
Gabimet drejtshkrimore janë bërë një problem i madh në Kosovën e pas-luftës dhe reflektojnë më së shumti cilësinë e dobët në arsim. Së fundi, një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në komunën e Kamenicës.
Një arsimtare e lëndës së Gjuhës Shqipe I është drejtuar Drejtorisë komunale të Arsimit me një kërkesë që të kthehej në pozitën e mëparshme si mësimdhënëse, shkruan gazeta Infokusi, përkthen Periskopi.
Zonja në fjalë ishte transferuar në Bibliotekën e shkollës, një pozitë që duket se asaj I dukej e papërshtatshme.
Por, drejtoria e Arsimit e refuzoi kërkesën e saj pasi i gjeti 8 gabime drejtshkrimore në kërkesë.
“Në këto rrethana, DKA e konsideron të paarsyeshme dhe të parealizueshme kërkesën tuaj” – thuhet në përgjigjjen e dhënë.
Gabimet e gjetura mund t’i lexoni në dokumentin e mëposhtëm:













