Arabia Saudite mohon akuzat: Nuk i kemi hakuar telefonin njeriut më të pasur në botë

Arabia Saudite ka mohuar që princi i kurorës ishte përgjegjës për hakimin e telefonit të shefit të Amazonit, z.Jeff Bezos. Një mesazh nga një numër telefoni që përdorej prej princit është implikuar në një vjedhje të dhënash nga telefoni i Bezosit, sipas raportimeve. Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka thënë se këta artikuj ishin […]
Një mesazh nga një numër telefoni që përdorej prej princit është implikuar në një vjedhje të dhënash nga telefoni i Bezosit, sipas raportimeve.
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka thënë se këta artikuj ishin “absurdë” dhe bëri thirrje që të hetoheshin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Më herët ishte pretenduar se hakimi i pretenduar ishte i lidhur me vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggit, në konsullatën saudite në Stamboll.
Përveç që është themelues i gjigantit të Amazonit, z.Bezos është edhe pronar i Washington Postit, ku punonte z.Khashoggi.
Telefoni i Bezosit ishte hakuar pasi kishte pranuar një mesazh në WhatsApp në maj të vitit 2018, sipas gazetën The Guardian.
“Raportimet e fundit mediale se Mbretëria është prapa hakimit të telefonit të z.Jeff Bezos janë absurde. Ne bëjmë thirrje për hetim të këtyre pretendimeve në mënyrë që t’i kemi të gjitha faktet në tavolinë.” – shkruan Ambasada Saudite.
Amazoni nuk ishte përgjigjur në kërkesën për komente nga BBC.
Nëse vërtetohet, kjo ngjarje mund të ketë implikime të rëndësishme politike e diplomatike, me ShBA-të që kanë kërcënuar tashmë disa herë Arabinë Saudite, aleatin më të madh, me sanksione nëse zbulohet që ata kanë vrarë gazetarin Khashoggi./Periskopi












