Anëtari i Kryesisë së VV-së: Isë, bëj marrëveshje me ne, pastroje LDK-në nga mëkatet e së kaluarës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova, i është drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafa duke i thënë të shkojë në tavolinë të Albin Kurtit në Kuvend, në mënyrë që të bëjë marrëveshjen. Përmes një postimi në Facebook, Sallova ka thënë se Mustafa duhet të bëhet bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Postimi […]
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova, i është drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafa duke i thënë të shkojë në tavolinë të Albin Kurtit në Kuvend, në mënyrë që të bëjë marrëveshjen.
Përmes një postimi në Facebook, Sallova ka thënë se Mustafa duhet të bëhet bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë:
Isë, shko ulu në tavolinë ku po të pret Albini në Kuvend, bëje marrëveshjen, shfrytëzoje shansin me pastru LDK-në nga mëkatat e së kaluarës, bëhu bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Harroje që populli ka me të lanë me realizu skenarin e Thaçit për ta mbajtur PDK-në në pushtet!












