Analisti për Periskopin: Kurti nuk do të bëj qeveri të pakicës, kjo rrezikon vendin

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të krijojnë koalicion zyrtar edhe pas disa takimeve mes tyre. Pas tre nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, Kosova ka mbetur pa institucione funksionale, pasi këto dy parti nuk kanë arritur në finalizimin e marrëveshjes që i dërgon në krijimin e Qeverisë së re. […]
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të krijojnë koalicion zyrtar edhe pas disa takimeve mes tyre.
Pas tre nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, Kosova ka mbetur pa institucione funksionale, pasi këto dy parti nuk kanë arritur në finalizimin e marrëveshjes që i dërgon në krijimin e Qeverisë së re.
E, nëse këto dy parti nuk merren vesh, VV-ja ka një opsion tjetër për ta marrë ekzekutivin në duar të veta, edhe pse me një rrezik të madh.
Analisti politik, Ali Hertica, ka thënë për Periskopin se edhe pse ekziston mundësia e krijimit të qeverisë së pakicës, Kurti nuk do ta pranojë atë për shkak të rrezikut të jetëgjatësisë që mund ta ketë nëse krijohet.
“Këtë nuk do ta ketë Kosova sepse nuk do hyjë Albin Kurti në këto lojëra të rrezikshme për një kohë te shkurt mbijetese vetëm për 3 muaj, sepse VV-ja nuk do funksionoj si qeveri klasike”.
Ai shton, se Kurti nuk do të hyjë në “këtë lojë pa krye” dhe se do të përdorë të gjitha mundësitë për koalicion me LDK-në.
“Kurti do të provon të gjitha mundësitë për të krijuar koalicionin. Kjo qeverisje e pakicës ka anët pozitive dhe ato negative,sepse ajo nuk jep stabilitet më të vogël në qeverisjen e shtetit, ndërsa ana tjetër tregon se ka kufizim të mundësive për vendosjen e një anshmërie ,e gjegjësisht kur vendimet merren nëpërmjet kompromiseve më të gjera ku Albinin Kurti assesi nuk do hyn në këtë lojë pa krye,sepse ky lloj tërmeti është i njohur për politikën shtetërore”.
Megjithëse thotë se raste të qeverive të pakicës ka pasur edhe në shtetet në rajon, shton se funksioni i një të tille në Kosovë do të hapë probleme në skenën politike.
“Një funksionim i kësaj qeverisje të pakicës do sjell problem ku shpejt mundet të thirret për mocion të mosbesimit. Mundësia e formimit të Qeverisë së pakicës ekziston por është jetëshkurtë dhe jo produktive për sovranin dhe shtetin. Por këso raste të formimit të Qeverisë së pakicës kemi pasur në Bullgari dhe Serbi, ku momentalisht ka Danimarka dhe Spanja”.
Ndërsa, lideri i VV-së, dje pas takimit konsultativ me presidentin e vendit për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, ka thënë para mediave se krijimi i një qeverie të pakicës, nënkupton mosmarrëveshje me LDK-në, gjë që nuk do ta donin.
“Kjo presupozon se kanë dështuar bisedimet me LDK-në. Unë nuk dëshiroj ta besoj këtë”, ka deklaruar Kurti./Periskopi/












