Analistët: LDK-në nuk shihet si egoiste për poste, LVV po bënë veprime që po i largojnë nga marrëveshja

Analistët: LDK-në nuk shihet si egoiste për poste, LVV po bënë veprime që po i largojnë nga marrëveshja

Edhe pas më shumë se tre muaj prej kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, vendi nuk e ka të formuar Qeverinë e re. Kjo sepse partia fituese e zgjedhjeve  Vetëvendosje dhe partia që doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të merren vesh rreth ndarjes […]

Edhe pas më shumë se tre muaj prej kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, vendi nuk e ka të formuar Qeverinë e re.

Kjo sepse partia fituese e zgjedhjeve  Vetëvendosje dhe partia që doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të merren vesh rreth ndarjes së posteve.

Njohës të çështjeve politike në vend po konsiderojnë se dy partitë të cilat po synojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, tani janë më larg se asnjëherë më parë drejt nënshkrimit.

Këtë e thonë bazuar në veprimet dhe deklaratat e zyrtarëve të dy partive bërë ditët e fundit, që sipas tyre, kanë filluar të fajësojnë njëra tjetrën për ngecje në këtë proces.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri thotë se tani më nuk ka raporte të sinqerta në mes të dy partive.

Gjithashtu ai përmend edhe grupime të brendshme në parti që mund të ndikojnë në mendimin politik.

Sipas tij  këto ditë pritet të jenë përfundimtare rreth çështjes së arritjes të një marrëveshje të mundshme në mes të dy partive.

Dhe sipas tij, të dy partitë e kanë obligim që bashkërisht t’u  drejtohen qytetarëve përmes konferencës për media, lidhur me çfarëdo vendimi që do të marrin.

Ndërkohë Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës “Çohu”, duke përmendur deklarimet e zyrtarëve të dy partive ditët e fundit, në emisione televizive, që sipas tij tash kanë nisur edhe të tregojnë detaje nga brendia e takimeve që kanë pasur, thotë se marrëveshja është më larg se asnjëherë më parë.

Ndërsa sipas Bekim Kabashit, i cili përcjell zhvillimet politike në vend, Lëvizja Vetëvendosje po bën veprime të cilat nuk e përafrojnë me LDK-në, ndërkohë që e njëjta e ka obligim, si fituese e zgjedhjeve që të gjejë mundësinë deri të marrëveshja me LDK-në.

Ai thotë se LDK nuk duhet  të shihet si egoiste sa i përket posteve por Vetëvendosjes i takon që ta bind LDK-në ose t’i ofrojë LDK-së aq sa të dy palët  të arrijnë ta bëjnë një koalicion i cili, siç thotë ai, është përcaktuar edhe nga votuesit.

Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kreu i LDK-së Isa Mustafa, në një konferencë shtypi, ka deklaruar  se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.

Dy partitë tashmë i  kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklarim për pranim apo refuzim të ofertave.

Nga ana tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV-ja kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa. /KosovaPress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?