Ambasadori i BE-së në shumë shtete del se paguhej si spiun nga Kina

Një ish diplomat gjerman që punonte në institucionet e BE-së është nën hetime bashkë me dy lobistë të tjerë nën dyshimet se kanë qenë spiunë të paguar nga qeveria e Kinës. Nëntë shtëpi dhe zyre në Bruksel, Berlin, Baden-Wurttemberg dhe Bavari raportohet të jenë bastisur nga policia në emër të zyrës së prokurorit të Gjermanisë. […]
Nëntë shtëpi dhe zyre në Bruksel, Berlin, Baden-Wurttemberg dhe Bavari raportohet të jenë bastisur nga policia në emër të zyrës së prokurorit të Gjermanisë.
Hetimi, i udhëhequr nga prokurori special i Gjermanisë, Peter Frank, po heton aktivitetet e diplomatit që nga koha kur kaloi në kompani lobimi dy vjet më herët, bashkë me dy punëtorë të tjerë të një firme tjetër, raporton Der Spiegel, përkthen Periskopi.
Zëdhënësi i zyrës së prokurorit federal konfirmoi hetimin nën dyshimet e spiunazhit por mohoi të ofronte ndonjë detaj shtesë duke thënë se ende nuk ka pasur asnjë arrestim.
Pretendohet se dy individët në fjalë kishin ndarë informacione të fshehta komerciale me ministrinë kineze për sigurinë shtetërore.
Diplomati në qendër të hetimit raportohet se ka punuar edhe në komisionin e BE-së e edhe në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian [EEAS].
Magazina gjermane më tej shton se ky diplomat kishte qenë edhe ambasador i BE-së në “shumë shtete” para se ta përfundonte karrierën në BE më 2017 për t’u bërë pjesë e kompanisë së lobimit. /Periskopi












