Ambasadori britanik pasi u arrestua nga Irani: Veç 5 minuta isha në nderim të viktimave

Ambasadori britanik në Iran ka mohuar pretendimet e këtij vendi se ishte pjesë e protestave në Teheran të shtunën pasi u arrestua dhe më pas u lira nga autoritetet iraniane. Rob Macaire tha se kishte shkuar në një event për të nderuar viktimat e tragjedisë ku mbetën të vdekur 176 vetë nga një aksident ajror. […]
Rob Macaire tha se kishte shkuar në një event për të nderuar viktimat e tragjedisë ku mbetën të vdekur 176 vetë nga një aksident ajror.
Ai tha se ishte normale të dëshiroje që të nderoje viktimat, duke shtuar se disa prej 176 të vdekurve ishin britanikë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Më pas, ai deklaroi edhe se ishte larguar pas vetëm pesë minutash, kur ishte arrestuar derisa po kthehej në ambasadë.
Thanks for the many goodwill messages. Can confirm I wasn’t taking part in any demonstrations! Went to an event advertised as a vigil for victims of #PS752 tragedy. Normal to want to pay respects- some of victims were British. I left after 5 mins, when some started chanting.
— Rob Macaire (@HMATehran) January 12, 2020
“Të arrestosh diplomatët është natyrisht e paligjshme, për çdo vend,” tha ai në Twitter.
Zyrtarët iranianë pretendojnë se ai ishte bashkuar në protestat e mbajtura gjatë ditës së djeshme nga iranianët që fajësonin shtetin e tyre se kishte qëlluar aeroplanin ukrainas. /Periskopi












