Albulena Haxhiu i kërkon LDK-së që të bëhet me “ndryshimin” edhe pse VV i refuzoi ofertën

Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht deputetja, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të merren vesh sa më shpejtë për koalicion dhe të vendosin se a janë pro ndryshimit. Hashiu, tutje thoë se 15 ditët shtesë janë shans për të marrë vendim siç e quan ajo, historik Postimi i plotë: Sot, dorëzuam emrin […]
Hashiu, tutje thoë se 15 ditët shtesë janë shans për të marrë vendim siç e quan ajo, historik
Postimi i plotë:
Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti.
Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.
Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregoj se e do vërtetë ndryshimin.












