Albin Kurti u tall me inteligjencën e qytetarëve të Kosovës (Video)

Albin Kurti u tall me inteligjencën e qytetarëve të Kosovës (Video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, publikoi sot në llogarinë e Facebook-ut një video të re në të cilën tregonte se do të dërgonte emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë te Presidenti por po ashtu u tall me inteligjencën e qytetarëve të vendit. Kurti deklaroi po ashtu se nuk mund ta pranonte ofertën e […]

Kurti deklaroi po ashtu se nuk mund ta pranonte ofertën e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] sipas të cilës kërkohej që pozita e kryetarit të Kuvendit t’i takonte asaj për një periudhë një vjeçare derisa të merreshin vesh për pozitën e presidentit.

LDK propozonte që sapo kjo parti të merrte pozitën e presidentit të vendit në prill të vitit të ardhshëm, Vetëvendosje të merrte mbrapsht pozitën e të parit të Kuvendit, shkruan Periskopi.

Por, interpretimi që Kurti i bën një oferte të tillë nga LDK-ja e cila haptas lëshon pe nga pozicionet e mëhershme, është tallës.

“Merre ose lëre” – është termi që përdorë Kurti në videon në fjalë duke thënë menjëherë se kjo nënkupton thjesht “lëre”. Në fakt, “merre ose lëre” nënkupton “merre ose lëre”. Vetëvendosje ka mundësi të pranojë propozimin e LDK-së dhe të formojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Por, Kurti në video-adresimet e tij vazhdon t’i mendojë qytetarët, madje edhe ata që e votuan, si analfabetë e njerëz të padinjitet të cilët mund të mashtrohen me fjalët më të thjeshta.

Për të justifikuar më tej pozicionin e tij të ngurtë karshi LDK-së, dhe refuzimin e ofertës së kësaj partie, Kurti vazhdon të përdorë edhe termin “Nuk mund të kthehemi në vitin 2019”. Një qytetar i kujdesshëm mund të shtronte pyetjen: “E pse nuk mund të ktheheni në vitin 2019 kur pikërisht në vitin 2019 ndodhën edhe zgjedhjet e 6 tetorit dhe u arritën edhe marrëveshjet për harmonizim programi?” Nuk ka ndonjë përgjigje.

Kurti ka fortifikuar një qëndrim të tillë për të mbrojtur gabimin e tij për propozimin e Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi, përmes të cilit gabim e bëri edhe më të vështirë arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

Në fakt, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar vetëm 1,7 për qind të votave më pak se Vetëvendosje dhe fare natyrshëm nuk mund të dakordohen me një marrëveshje sipas së cilës nuk do t’iu takonte asnjë pozitë e rëndësishme shtetërore.

Kurti e përdori edhe një tjetër justifikim për pozicionin e tij të ngurtë. Kryetari i ri i Kuvendit nuk është nga Pronto – me fjalë të tjera tha ai në video. Në fakt, Glauk Konjufca duke e ditur se sa e zorshme do të bëhej arritja e një marrëveshjeje me LDK-në, edhe vetë nuk e kishte votuar veten për kryetar kuvendi duke abstenuar më 26 dhjetor, në seancën konstituive.

Kujtojmë se Kurti edhe në të kaluarën kishte përdorur qasje elitiste ndaj qytetarëve të vendit duke poshtëruar inteligjencën e tyre. Ai kishte deklaruar se “kishte përdorur fjalor të thjeshtë ndaj liderëve shtetërorë për të mobilizuar masën” në një paraqitje televizive në Rubikon. Ndërsa në zgjedhjet komunale të vitit 2017, në shumë vende kishte thurur poezi për të dramatizuar fushatat elektorale. /Periskopi

https://www.facebook.com/albini2017/videos/188089132335119/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?