Albin Kurti nuk jep përgjigje pas letrës që ia drejtuan LDK-së

Albin Kurti nuk jep përgjigje pas letrës që ia drejtuan LDK-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës. Pas letrës së dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar qartë se çka do të ndodh tutje mirëpo vazhdonte të pohonte se janë afër marrëveshjes me […]

Pas letrës së dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar qartë se çka do të ndodh tutje mirëpo vazhdonte të pohonte se janë afër marrëveshjes me LDK-në, deklaratë tashmë e dëgjuar qindra herë deri tani.

”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”.

”Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dh eta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës”.

Ku qëndrojnë negociatat për marrëveshje mes VV-së e LDK-së?

”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar”.

”Të enjten e 9 janarit na është thënë ”do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë”.

”Ne do ta dërgojmë propozimin tonë, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në”.

”Nga takimi më 6 janar të hënën bëhen 2 javë, dhe po përpiqemi që pas kësaj kohe të shkojmë bashkë me marrëveshjen. Dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK”.

”Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?