Akuzat ndaj Trumpit pritet t’i shkojnë Senatit në fillim të javës tjetër

Akuzat ndaj Trumpit pritet t’i shkojnë Senatit në fillim të javës tjetër

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët do të dërgojë akuzat formale kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Senat në fillim të javës së ardhshme, ka deklaruar Nancy Pelosi të premten. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi ka qenë e angazhuar në diskutime për tri javë me liderin e shumicës në Senat, Mitch McConnell, […]

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi ka qenë e angazhuar në diskutime për tri javë me liderin e shumicës në Senat, Mitch McConnell, lidhur me gjykimin e Trumpit në Senat.

Demokratët kanë kërkuar përfshirjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe provave për presionin e presidentit Trump ndaj Ukrainës rreth hetimeve ndaj presidentit dhe ish-zëvendëspresidentit Joe Biden.

McConell nuk e mbështeti këtë ide duke theksuar se ka mjaftueshëm vota të republikanëve për të filluar gjykimin pa pasur nevojë të dëgjohen dëshmitarë të tjera, duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare të Trumpit, John Bolton.

Demokratët janë duke tentuar të bindin disa republikanë të moderuar për të lejuar dëshmitarë të rinj.

Senati pritet të gjykojë Trumpin para fillimit të fushatës presidenciale.

Presidenti akuzohet për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Hetimi ndaj tij filloi pasi një informator i paidentifikuar e informoi Kongresin për një telefonatë midis presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenksyit, e zhvilluar në korrik të këtij viti, shkruan evropaelire. Sipas tij, gjatë bisedës, Trump i kishte kërkuar Zelenskyit që Ukraina të hetojë për korrupsion, rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Joe Biden është ndër pretendentët kryesorë për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Trump gjithashtu akuzohet se ka kushtëzuar një ndihmë financiare të SHBA-së për Ukrainën, në këmbim të hetimeve të kërkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?