Ahmeti thotë se do të ndërtohet një sallë e re sportive në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kanë ndarë mjetet për ndërtimin e një salle të re sportive. Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. “Në buxhetin e vitit 2020, kemi ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në kryeqytet me […]
Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në buxhetin e vitit 2020, kemi ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në kryeqytet me mbi 3 mijë ulëse. Salla është e paraparë për sportet me dorë, basketboll, hendboll, volejboll si dhe për sportet luftarake”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159315738127166












