Ahmeti: Askush nuk ka marrë leje për ndërtime te Liqeni i Badovcit

Ahmeti: Askush nuk ka marrë leje për ndërtime te Liqeni i Badovcit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar edhe njëherë lidhur me planet e disa kompanive për të zhvilluar ndërtime të Liqeni i Badovcit. Ahmeti Facebook, është zotuar se uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet. I pari i kryeqytetit ka ritheksuar se ky projekt se nuk ka leje ndërtimore dhe as që ka […]

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar edhe njëherë lidhur me planet e disa kompanive për të zhvilluar ndërtime të Liqeni i Badovcit.

Ahmeti Facebook, është zotuar se uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet.

I pari i kryeqytetit ka ritheksuar se ky projekt se nuk ka leje ndërtimore dhe as që ka aplikuar për një të tillë në Urbanizmin e Komunës së Prishtinës.

Ai ka sqaruar se Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore, ndërsa ka shpjeguar edhe ecurinë e lejes së ndërtimit të kompanisë që nga vitit 2013 e deri më sot.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Uji i Pijshëm 24h në Prishtinë nuk bën të rrezikohet dhe nuk do të rrezikohet

Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore në pronësi të Shtetit të Republikës së Kosovës sikurse edhe çdo resurs tjetër ujor. Vendimet për mbrojtjen e Liqenit/Ujit dhe masat tjera mbrojtëse i merr niveli qendror – sepse i kanë edhe përgjegjësitë edhe kapacitetet të bëjnë vlerësime të tilla. Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për leje ndërtimore sipas dokumenteve planifikuese që i ka në fuqi, dokumentet kryesore të të cilave janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në vitin 2013.

Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.

Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e teritorrit të Germisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e pejsazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi. Një pjesë e pejsazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujrave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit.

Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?