Abdullahu: VV e LDK nuk i besojnë njëra tjetrës

Abdullahu: VV e LDK nuk i besojnë njëra tjetrës

Analisti politik, Faton Abdullahu, i ka kritikuar partitë e Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës për stërzgjatjen e procesit të arritjes së koalicionit qeverisës. Sipas tij, këto dy parti nuk i besojnë njëra tjetrës dhe kjo po ndikon që e gjithë energjia e tyre të harxhohet në këto procedura, e jo në çështjet jetike për […]

Sipas tij, këto dy parti nuk i besojnë njëra tjetrës dhe kjo po ndikon që e gjithë energjia e tyre të harxhohet në këto procedura, e jo në çështjet jetike për Kosovën.

“Prirja jonë për të akuzuar herë njërën palë e herë tjetrën sikur po e shtyn LDK-në dhe VV-në që të vazhdojnë me këtë gjendje, ngase duket se e kanë përkrahjen e anëtarësisë së tyre që të vazhdojnë kështu. Kësaj po ia shohim sherrin të gjithë”.

“Ka shumë gjëra për të cilat tani mund të themi se Kosova është para zhvillimeve të ndryshme, prej të cilëve varet kualiteti i jetës së qytetarit dhe shumë gjëra të tjera, por si duket këto kanë mbetur si jo të rëndësishme tani dhe po harxhojmë shumë energji për atë se kush do ta merr presidentin dhe ministritë e postet tjera, e kjo na jep të drejtën të konstatojmë se këto dy palë nuk i besojnë njëra tjetrës”.

“Të gjitha këto elemente së bashku bëjnë që LDK –ja të mos i besojë VV-së, ndërsa VV-ja të mos i besojë as vetes kur ka të bëjë me dialogun me Serbinë”.

“Ka mosbesim ndërmjet partive fituese. Dhe tani sikur shpërfaqet më mirë edhe mund ta komentojmë më mirë, e kjo ka të bëjë me deklaratat që i bëjnë. Tash na dalin deklaratat e tyre që na japin të drejtë të vijmë te konstatimi se edhe përbrenda LDK-së ka hezitim dhe mospajtime”.

“Mospajtimi nuk është i vogël. Mendoj se as Vjosa Osmani dhe as Agim Veliu nuk i kanë kontribuar kësaj çështjeje me deklarimet e tyre”.

“Këto gjakra duhet t’i qetësojë reagimi më i shpejtë brenda LDK-së. Përbrenda kësaj partie ka dy koncepte: njëri e vë në dyshim konceptin politik pro-amerikan të VV-së, ndërsa tjetri, ai i Vjosa Osmanit, thotë: ‘Jo, neve na ka ndihmuar VV-ja në rreshtimin me LDK-në’, gjë që e vë në pikëpyetje Agim Veliu”.

“Ata po humbasin kredibilitet dhe vota para qytetarëve. Ata i kanë marrë votat për të bërë ndryshim dhe do të duhej të bënin çmos, por edhe lëshime. Fakti që po del e kundërta të shtyn të mendosh se kanë diçka tjetër që nuk po pajtohen. Është shumë jofer ndaj qytetarit të Kosovës që po ndodh kjo”.

“Këto dy forca politike nuk po i besojnë njëra tjetrës, kanë paragjykime deri në paranojë”, ka thënë Abdullahu në emisionin Info Magazine

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?