Abdixhiku: Nuk merrem me deklaratat e Albulena Haxhiut e Liburn Aliut, por me ato të VV’së

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në Debat Plus i pyetur për deklaratat e Albulena Haxhiut dhe Liburn Aliut rreth presidentit dhe çështjeve të tjera, ka thënë se nuk do të merret me ta, transmeton Periskopi. Ermal Panduri e pyeti nëse mendon që ata dy nuk përfaqësojnë qëndrimin e partisë, Abdixhiku u përgjigj: […]
Ermal Panduri e pyeti nëse mendon që ata dy nuk përfaqësojnë qëndrimin e partisë, Abdixhiku u përgjigj:
‘’Unë s’do të merrem se cka thotë Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, por cka thotë Vetëvendosja. Një përgjigje në takim nga ata’’.
‘’Duhet të shohim më gjatë këtë çështje. Nëse s’ka vullnet për marrëveshje, më mirë të mos bëhet. Nëse duan ndryshe e kanë rrugën hapur, por LDK’në s’mund ta kenë’./PERISKOPI/












