‘A tuta’: Kosovarët shumë të zhgënjyer që ShBA-të nuk do ta sulmojnë Iranin

“Tuta u le [lind] para insanit [njeriut]” shkruan një komentues me inicialet E.S. në faqen e Periskopit në Facebook pas vendimit të z.Trump për të mos i kthyer përgjigjje ushtarake Iranit pas sulmeve të mbrëmshme në bazat ajrore irakiano-amerikane në Irak. Një tjetër komentues [E.D.] shkruan se z.Trump dhe ShBA-ja “S’ka [-në] aleatë për luftë!”, […]
Një tjetër komentues [E.D.] shkruan se z.Trump dhe ShBA-ja “S’ka [-në] aleatë për luftë!”, përcjell Periskopi.
Më pas, A.P. shkruan “E paske prish muhabetin krejt, pritëm tjetër reagim.” – duke qenë i zhgënjyer nga fjalët e presidentit amerikan, i pasuar nga një koment tjetër ku thuhet thjesht “A tuta.”
Duke parë nevojën e lexuesve për t’u shprehur në lidhje me çështjen, Periskopi bëri një sondazh në faqen e saj në Facebook ku shtroi pyetjen se si e shihnin veprimin e Trumpit?
Deri tash, 25 për qind e qytetarëve mendojnë se veprimi ishte “i paguximshëm” ndërsa 75 për qind mendojnë se veprimi ishte i drejtë.
Kujtojmë se Trump gjatë adresimit për popullin amerikan tha se “asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë apo lënduar” dhe se ShBA-të thjesht do të vendosnin sanksione të reja ndaj këtij vendi./Periskopi












