A po planifikon Albin Kurti ta djegë Konjufcën, për t’ia rikthyer LDK-së kryeparlamentarin?

A po planifikon Albin Kurti ta djegë Konjufcën, për t’ia rikthyer LDK-së kryeparlamentarin?

Tash e dy javë, Glauk Konjufca u zgjodh me shumicë të votave të deputetëve në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por edhe pse kanë kaluar 2 javë, ai ende nuk e ka emëruar asnjë këshilltar apo staf tjetër në kabinetin e tij. Burime të Periskopit brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se […]

Burime të Periskopit brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se kryeparlamentari Glauk Konjufca ende nuk i ka ofruar Administratës së Kuvendit asnjë emër për ta pajisur me kontratë pune, duke u thënë se është ende në pritje.

Të njëjtat burime kanë treguar se Konjufcën në Kuvend po e shoqëron vetëm një aktiviste e Vetëvendosjes, edhe ajo pa kontratë pune, ndërsa për disa ditë në emër të kabinetit të tij është sjellur nëpër Administratën e Kuvendit, Salih Zyba i Vetëvendosjes.

“Kryeparlamentarit të ri i është ofruar mundësia që të sjell emrat e stafit të tij që t’u pëgatiteten kontratat e punës, por deri tani ende nuk ka ofruar asnjë emër”, ka thënë burimi i Periskopit brenda Kuvendit.

Mësohet se kryeparlamentari Konjufca e ka prolonguar formimin e kabinetit të tij me kërkesë të pretendetit për kryemi istër, Albin Kurti, pas rinisjes së negociatave me LDK, duke lënë të mundshme mundësinë që pozita e Kryeparlamentarit mund ti rikthehet LDK-së, në rast të ndonjë marrëveshje të re për koalicion.

Edhe në uebfaqen e Kuvendit të Kosovës shihet se komplet pjesa e stafit të kryeparlamentarit është e zbrazët pa ndonjë emërim, ndërkohë që Konjufca, i vetëm, po mbanë disa takime protokollare duke pranuar urime për pozitën e tij të re.

Në fotografitë që po i prezanton Kuvendi i Kosovës në uebfaqen zyrtare, Konjufca shihet se po i respekton me përpikmëri simbolet e Republikës së Kosovës, të cilat prej vitit 2008 Vetëvendosje i kishte cilësuar si logo të Kosovapetrollit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?