A i kërkoi LDK-ja Vetëvendosjes ta kthejë Kryeparlamentarin në tavolinë? S’flet Agim Veliu

Viti 2020 i zuri Lidhjen Demokratike e Vetëvendosjen pa marrëveshje për koalicion. Mbrëmë u zhvillua takimi i tretë për këtë vit, por që rezultoi përsëri pa marrëveshje. Në LDK-në thanë se në takimin e fundit partia e Isa Mustafës i ka paraqitur një ofertë partisë së Albin Kurtit, për përgjigjen e të cilës janë në […]
Mbrëmë u zhvillua takimi i tretë për këtë vit, por që rezultoi përsëri pa marrëveshje.
Në LDK-në thanë se në takimin e fundit partia e Isa Mustafës i ka paraqitur një ofertë partisë së Albin Kurtit, për përgjigjen e të cilës janë në pritje.
E sipas burimeve të portalit koha.net, LDK-ja i ka kërkuar LVV-së që çështja e kryetarit të Kuvendit të rikthehet në tavolinën e bisedimeve., krahas ndarjes së barabartë të ministrive dhe zotimin e votave të VV-së për postin e presidentit, shkruan Periskopi
Por Albin Kurti, sipas këtyre burimeve, ka thënë se nuk e “djeg” njeriun e dytë të partisë.
E një informacion të tillë as nuk e mohon e pohon Agim Veliu nga LDK- ja.
Ai për Periskopin është shprehur, duke thënë “ krejt çka di me thënë unë për krejt këtë, është se unë nuk jam burimi i këtij informacioni”, tha ai për Periskopin.
Veliu refuzoi të përgjigjet se cilat janë kërkesat konkrete të LDK-së që do të bënin të mundur formimin e koalicionit me LVV-në.
Duket se gjasat për arritjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së e LDK-së janë minimizuar. Nga të dyja partitë është parë një optimizëm i vakët.
Para takimit të djeshëm në mes LDK-së dhe Albin Kurtit, ky i fundit deklaroi se “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”./Periskopi/












