A do t’i bashkohen tre deputetë të minoriteteve GP të LDK’së? Flet Haki Rugova

Viti 2020 i zuri me takime të vazhdueshme Lidhjen Demokratikë të Kosovës dhe Vetëvendosjen. Takimet e tyre po përfundojnë pa rezultat. Ky ngërç politikë po vazhdon të sjellë situata të reja në vend, ku në media u raportua Etem Arifin nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinollin […]
Takimet e tyre po përfundojnë pa rezultat. Ky ngërç politikë po vazhdon të sjellë situata të reja në vend, ku në media u raportua Etem Arifin nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinollin nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, pritet të kalojnë tek grupi parlamentar i LDK’së.
Sipas Haki Rugovës nga radhët e LDK’së, edhe nëse ndodhë ky kalim nuk do të ndikojnë në marrëveshjen me VV’në që do ta kenë.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se nuk ka informacione rreth këtij kalimi. Rugova tha se rezultati i 6 tetorit nuk ndryshon edhe me kalimin e tyre.
Çdo lëvizje e deputetëve që bëhet pas zgjedhjeve për Haki Rugovën janë vetëm kombinacione, shkruan Periskopi.
“Nuk kom informacion nuk kom bisedu me kërkon. Ajo është një çështje që nuk mund të ndikojë në çështjet e marrëveshjes. Çdo gjë tjetër pas zgjedhjeve është kombinacione që dalin, me lëvizje të brendshme. Rezultati zgjedhorë është ky i 6 tetorit. Çdo gjë tjetër është kombinacione që dalin, pas zgjedhjeve. Nuk kom asnjë informacion për asnjë lëvizje”, ka thënë ai për Periskopin.
Ndryshe në media u tha se për kalimin tre deputetë të minoriteteve në LDK presidenti Hashim Thaçi kishte ftuar ata në takim për t’i bindur që të marrin një veprim të tillë
Nëse kalimi i këtyre tre deputetëve bëhet zyrtar, LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, me 31 deputetë, ndërkaq VV do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend. /Periskopi/B.Hoti/












