A do të takohen sot Kurti-Mustafa, flasin nga LDK e VV

A do të takohen sot Kurti-Mustafa, flasin nga LDK e VV

Kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë janë zhvilluar tetë takime në mes të  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pa asnjë rezultat Takimet mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  përfunduan pa rezultate […]

Takimet mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  përfunduan pa rezultate rreth formimit të një qeverie të re.

LDK hodhi poshtë ofertën e fundit të Vetëvendosjes që në këmbim të postit të kryetarit të parlamentit, në të cilin Glauk Konjufca ishte zgjedhur, LDK do të merrte një ministri shtesë.

Kreu i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook më herët se zgjidhja ishte në duart e Vetëvendosjes, ndërsa sot lideri i LDK’së, Isa Mustafa e përsëriti të njëjtën, pas takimit me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Takimi tjetër, i nëntë mes Kurtit dhe Mustafës, nuk është planifikuar, dhe nuk dihet ende nëse do të zhvillohet, kjo  mbetet për tu parë.

“Tani për tani, nuk ka agjendë për një takim midis liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafa”, tha zëdhënësi i VV’së Arlind Manxhuka.

Ndërsa, Vetëvendosje po pret një vendim nga organet e LDK për ofertën e tyre të fundit.

Mirëpo, Hoti beson se takimi i radhës mes Kurtit dhe Mustafës mund të mbahet nëse Vetëvendosje ofron një marrëveshje të pranueshme për LDK’në.

“Ne jemi të interesuar për takimin, por vetëm takimin për hir të marrëveshjes, e jo takimin për hir të takimit”, tha Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?