70-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë është bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës Supreme

Para një jave Policia e Kosovës e kishte konfirmuar gjetjen e një person pa shenja jete në Mitrovicë. Sipas faqes në Facebook ‘Jepi zë’ thuhet se personi që ishte gjetur i vdekur është bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës Supreme, Emine Kaçiku, shkruan Periskopi. “Burri që u gjet i vdekur në Mitrovicë është bashkëshorti i gjyqtares […]
Sipas faqes në Facebook ‘Jepi zë’ thuhet se personi që ishte gjetur i vdekur është bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës Supreme, Emine Kaçiku, shkruan Periskopi.
“Burri që u gjet i vdekur në Mitrovicë është bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës Supreme. Një person i moshës rreth 70-vjeçar është gjetur i vdekur para disa ditësh në Mitrovicë. Siç merret vesh se burri që u gjet më 4 janar pa shenja jete në fshatin Suhodoll të Mitrovicës është bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës Supreme, Emine Kaçiku”, shkruan kjo faqe në FB.
Para një jave lajmin për gjetjen e tij e kishte konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për Veriun Mitrovicës.
“Është gjetur pa shenja jete një 70 vjeçar shqiptar. Ai është gjetur në afërsi të shetitores së lumit Ibër. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, prokurori kujdestar dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore që janë duke u marrë me rastin. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë “- kishte thënë Hoti./Periskopi/












