67% e qytetarëve mendojnë se VV nuk duhet ta largojë Konjufcën nga kreu i Kuvendit

Raportohet se negociatat për formimin e Qeverisë Kurti mes VV-së dhe LDK-së kanë ngecur në pozitën e kryetarit të Kuvendit. VV i ka ofruar LDK-së një ministri por partia e z.Mustafa e kërkon me ngulm pozitën e kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të respektohej rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit. Nga zgjedhjet e 6 […]
Nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje doli e para me 26,27 për qind ndërkaq LDK-ja doli e dyta me 24,54 për qind. Këto dy parti ndahen nga vetëm 1,7 për qind të votave, ose përkthyer në vota nga vetëm 14 mijë e 400 e kusur vota.

Por, pozita e kryeministrit do t’i takojë z.Kurti të Vetëvendosjes, ashtu siç do t’i takojnë edhe pozita e Zv/Kryeministrit të dytë, pesë ministra dhe dhjetë zv/kryeministri, shkruan Periskopi.
Ndërkohë LDK-ja e ka më të zorshme të respektojë qytetarët që e votuan më 6 tetor. Partia e z.Mustafa nuk do ta ketë as postin e kryeministrit, as atë të kryetarit të Kuvendit por as atë të presidentit nga mënyra se si qëndrojnë gjërat aktualisht. Kjo parti kërkon tashmë të paktën pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Periskopi bëri një sondazh me lexuesit e saj e të cilët i pyeti nëse do të pajtoheshin që VV-ja t’i ofronte LDK-së pozitën e të parit të Kuvendit në mënyrë që të formohej “Qeveria Kurti”.
Nga 3 mijë votues, 67 për qind e qytetarëve votuan kundër një gjëje të tillë ndërkaq vetëm 33 për qind e qytetarëve votuan për.

Kujtojmë se z.Konjufca ishte votuar si kryetar Kuvendi në seancën konstituive të Legjislaturës së VII me 75 vota për. Por, vetë Konjufca kishte abstenuar ndoshta duke e ditur se zgjedhja e tij do të mund ta dëmtonte figurën e tij në një të ardhme të afërt, ose do të dëmtonte shanset për formimin e Qeverisë Kurti me LDK-në.












