5 gjërat më të rëndësishme që të gjithë burrat kërkojnë nga martesa

5 gjërat më të rëndësishme që të gjithë burrat kërkojnë nga martesa

Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë çfarë e bën të lumtur martesën, më poshtë janë përgjigjet. Një këshillues martesash dhe familjesh, Aaron Anderson, ka ndarë disa këshilla nga eksperiencat e tij me çiftet, duke iu referuar kryesisht meshkujve dhe gjërave që ata duan me çdo kusht. Ja çfarë kërkojnë ata. Burrat kërkojnë që t’i duash – […]

Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë çfarë e bën të lumtur martesën, më poshtë janë përgjigjet. Një këshillues martesash dhe familjesh, Aaron Anderson, ka ndarë disa këshilla nga eksperiencat e tij me çiftet, duke iu referuar kryesisht meshkujve dhe gjërave që ata duan me çdo kusht. Ja çfarë kërkojnë ata.

Burrat kërkojnë që t’i duash – (nuk është e nevojshme të thuhet apo jo?). Ashtu si bashkëshortet e tyre, meshkujt kanë nevojë të duhen, edhe pse jo deri në atë pikë që duan femrat. Ata dëshirojnë t’i kesh në vëmendje dhe t’u tregosh herë pas here dashuri – por pa e tepruar. Nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla të të shprehurit të dashurisë, kështu që në këtë pikë, të dashura zonja, mos e teproni.

Duan një grua të pavarur: një bashkëshorte që të ketë dëshirat e saj, punën dhe qëllimet e saj, si dhe planet për t’i arritur ato. Ata, ashtu si edhe femrat, kanë në kokë planet dhe qëllimet e tyre në karrierë dhe nuk i tolerojnë lehtë prishjet e planeve të së ardhmes. Ata duan të kenë në krah një bashkëshorte, e cila t’i mbështetë, por aspak t’i pengojë në qëllimet që i kanë vënë vetes për të arritur, ndaj edhe duan një bashkëshorte, e cila i fton për t’i arritur bashkë qëllimet – e kundërta nuk mund të ndodhë.

Duan përkujdesje: adhurojnë kur vëmendja e bashkëshortes është maskimale (jo xheloze). Anderson tregon se meshkujt e dashurojnë vëmendjen e bashkëshortes së tyre, sidomos sa herë kanë pasur një ditë të keqe, duan të qetësohen në krah të saj, por ndonjëherë kanë dëshirë edhe për vetmi kur kalojnë momente kritike, zënka apo debate në punë. Po ashtu, meshkujt duan që të kujdesesh sa herë ata janë të sëmurë. Nuk mund t’u kërkoni ndihmë në shtëpi, por kanë dëshirë të marrin pjesë sa herë bashkëshortja e tyre është duke bërë punë shtëpie. Femrat mund ta mbushin ditën e tyre me shumë gjëra, por edhe me fëmijët, por në fund të ditës, në dhomën e gjumit, meshkujt duan vëmendjen dhe të ndjejnë se gjithçka është “pronë” e tyre.

Duan një grua që është në një mendje me ta – jo vetëm fëmijët. Është e kuptueshme se femrat kanë lidhje të veçantë me fëmijët. Deri këtu gjithçka është në rregull, por pasi fëmijët dhe nënat bëhen bashkë, meshkujt ndihen si të lënë pas dore, ndaj kjo nuk është aspak e pranueshme për ta. Derisa kërkojnë të jenë nën vëmendje, meshkujt urrejnë të lihen në plan të dytë.

Duan të ndihen të sigurt. Por jo në aspektin fizik. Martesa nxjerr anët më të mira dhe më të këqija të njerëzve. Ajo i ndryshon njerëzit në një mënyrë që ndonjëherë as ata vetë nuk e kanë menduar. Duket sikur është një tipar që karakterizon më shumë femrat, por në fakt jo, vëren Anderson. Meshkujt, po ashtu kërkojnë të ndihen të sigurt në martesën e tyre. Ata duan një bashkëshorte shumë të qetë dhe të duruar me çdo situatë të pakëndshme që mund të sjellë martesa, në vend të një tjetre që vazhdimisht mund të vërë në dukje të metat e tyre. Kjo e fundit i çon ata drejt mendimit se martesa është në rrezik.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar