48 persona vdesin për shkak të motit të ligë në Afganistan dhe Pakistan

48 persona kanë vdekur si pasojë e temperaturave të ulëta në disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit, teksa autoritetet kanë tentuar të hapin për qarkullim autostradat dhe të evakuojnë njerëzit në vende më të sigurta. Në Pakistan, ku është raportuar për 30 persona të vdekur, shumica e dëmeve është shkaktuar në provincën jugperëndimore, Baluçistan. Në […]
Në Pakistan, ku është raportuar për 30 persona të vdekur, shumica e dëmeve është shkaktuar në provincën jugperëndimore, Baluçistan.
Në Afganistan kanë vdekur të paktën 18 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë thënë zytarët e provincave.
Banorët e kryeqytetit afgan, Kabul, ku temperaturat kanë rënë në -15 gradë Celsius kanë anashkaluar drejtimin e makinave për shkak të rrugëve të papërshtatshme.












