15 deri 20 vjeç-mosha e përdoruesve të narkotikëve, numri i tyre në rritje

15 deri 20 vjeç-mosha e përdoruesve të narkotikëve, numri i tyre në rritje

Mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve është nga 15 e deri 21 vjeç, të cilët konsiderohen një ndër përdoruesit më të mëdhenj të drogës. Shefi i Taskë Forcës kundër Drogës në shkollat e Kosovës, Avdullah Hasani, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë punuar në hartimin e një draft vendimi që pritet të […]

Mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve është nga 15 e deri 21 vjeç, të cilët konsiderohen një ndër përdoruesit më të mëdhenj të drogës.

Shefi i Taskë Forcës kundër Drogës në shkollat e Kosovës, Avdullah Hasani, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë punuar në hartimin e një draft vendimi që pritet të miratohet së shpejti e që ka të bëjë me masat që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve nga të rinjtë.

“Në vitin 2019 kemi pasur vetëm pak muaj të themelimit në kuadër të fushë veprimtarisë me qëllim të vendimit të qeverisë, Task Forca antinarkotikë të te rinjtë dhe siguri në shkolla i ka përafruar qëndrimet me ministritë e linjës për vendimet të cilat do t’i marrë qeveria e Republikës së Kosovës. Kemi punuar një draft vendim me masa që do ndërmerren me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve nga të rinjtë. Draft vendimi është gati dhe pritet të miratohet së shpejti”.

“Policia e Republikës së Kosovës ka treguar një gatishmëri të madhe për zbatimin e vendimit të qeverisë, për marrjen e masave të reja për parandalimin e shpërndarjes së narkotikëve te të rinjtë. Ka marrë obligime në pjesën e sensibilizimit të opinionit publik, do të thotë të nxënësit dhe studentët. Kanë qenë gjithsej 8 komuna në vitin 2019 dhe jemi duke i rishikuar mënyrën e bashkëpunimit në detaje që të përfshij të gjitha komunat me specifikat e kërkesat e tyre”.

Ajo që është shqetësuese sipas Hasanit është fakti se përdorimi i narkotikëve nga të rinjtë dita-ditës po shtohet.

“Përdorimi i narkotikëve nga ana e të rinjve fatkeqësisht nga dita në ditë është duke u shtuar. Ka pasur probleme të sensibilizimit apo mos aktivitete të mos sensibilizimit për dëmet që i shkaktojnë përdoruesit e narkotikëve. Së bashku me këshillin e  prindërve të cilët do të kenë një rol aktiv lidhur me masat që do të merren”, tha ai për Ekonomia Online.

Hasani tha se mosha e përdoruesve të narkotikëve është 15-21 vjeç derisa paralajmëroi se do të fillohet me një një fushatë sensibilizuese të madhe ku do të përfshihen të gjitha institucionet anëtare të Task Forcës.

“Kam kërkuar edhe nga Komisioni i Pavarur i medieve që ta parandaloj promovimin e narkotikëve në republikën e Kosovës. Nga Inspektorati Farmaceutik kam kërkuar që të merren masa për parandalimin e shitjes së narkotikëve pa receta në barnatore. Nga Inspektorati i Tregut kam kërkuar që së bashku me policinë të kenë bashkëpunim më të madh për të parandaluar shitjen e duhanit, narkotikëve dhe alkoolit nga të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. Nga Dogana e Kosovës kemi marrë masa dhe në ditët në vijim do të nënshkruajmë marrëveshjet përkatëse”.

“Në Kosovë 15 deri 21 është mosha më e madhe e përdoruesve të narkotikëve. Në vitin 2020 do të fillojmë më një fushatë sensibilizuese të madhe ku do të përfshihen të gjitha institucionet anëtare të Task Forcës. Përveç sensibilizimit të opinionit, policia do t’i rritë masat për parandalimin e shpërndarjes së narkotikëve te të rinjtë. Përveç fushatës shtetërore edhe fuqia e ligjit do të fuqizohet në mënyrë që edhe sistemi i drejtësisë e i sigurisë të kryej punën e vet. Kosova në këtë mënyrë për disa vite përmes sensibilizimit dhe parandalimit t’i përmirësoj edhe moshën e përdoruesve dhe ta zvogëloj edhe numrin e narkotikëve”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?