Zhvillimi ekonomik: Mes 10 vendeve të para, 6 nga Azia dhe 4 nga Afrika – Kosova e 6-a në Evropë (Grafikon)

Në mesin e 15 vendeve me zhvillimin më të madh ekonomik në botë ndodhen nëntë vende nga Azia dhe gjashtë vende nga Afrika. Vendi me ekonominë më në zhvillim është Etiopia me 7.9% ndërsa në vendin e fundit është Venezuela që në fakt është në minus 7.6. Etiopia është vendi i dytë me më së […]
Etiopia është vendi i dytë me më së shumti banorë në Afrikë dhe udhëhiqet nga një sundim i hekurt një-partiak me ekonomi të kontrolluar nga shteti. Rritjen ekonomike ky vend ia detyron investimeve qeveritare në infrastrukturë, e po ashtu përparimit të qëndrueshëm në sektorin agrikulturor dhe atë të shërbimeve.
Edhe pse Etiopia radhitet mes shteteve që kanë korrupsion endemik, kjo nuk e ka penguar ekonominë të hapërojë përpara në mënyrë të jashtëzakonshme, shkruan Periskopi.

Ngjashëm është edhe vendi i dytë Ruanda, një vend me ekonomi rurale e agrare që përmes kësaj forme ekonomike realizon 64 për qind të hyrave nga eksporti.
Në mesin e 15 shteteve që po zhvillohen me hapa viganë janë 9 vende aziatike dhe 6 afrikane, që nënkupton se në mesin e tyre nuk është asnjë shtet i vetëm nga Evropa.
Kosova ndërkohë, në vitin 2019 ka bërë një rritje ekonomike prej 4,2 për qind. Para saj qëndrojnë vetëm pesë vende evropiane: Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Turqia dhe Malta.

Sidoqoftë, asnjëra nga partitë politike deri tash nuk ka premtuar shifra sa i përket rritjes ekonomike të vendit. /Periskopi












