Zgjedhjet mbahen edhe në burgje, rreth 1.500 të burgosur votojnë më 6 tetor

Zgjedhjet mbahen edhe në burgje, rreth 1.500 të burgosur votojnë më 6 tetor

Kutive të votimit më 6 tetor do të iu drejtohen edhe të burgosurit. Brenda qelive, rreth 1 mijë e 500 të burgosur do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Votimi do të zhvillohet nëpër burgjet e vendit dhe sipas SHKK-së nuk ka dallim nga qendrat e tjera të votimit. Ata kanë afat të […]

Kutive të votimit më 6 tetor do të iu drejtohen edhe të burgosurit. Brenda qelive, rreth 1 mijë e 500 të burgosur do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Votimi do të zhvillohet nëpër burgjet e vendit dhe sipas SHKK-së nuk ka dallim nga qendrat e tjera të votimit. Ata kanë afat të regjistrohen për votim deri më 1 tetor.

E diela e 6 tetorit, edhe të burgosurit do t’i gjejë me fletëvotime në dorë. Pavarësisht se shumica e tyre janë të privuar nga liria, votimin do ta zhvillojnë sikurse gjithë qytetarët e tjerë të vendit.

Këtë vit, nga burgjet do të votojnë më shumë se 1 mijë të burgosur e paraburgosur.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se numri i të burgosurve që kanë të drejtë votë në këto zgjedhje shkon në mbi 1 mijë e 500. Nga i gjithë ky numër i votuesve nëpër burgje, vetëm 34 janë gra.

Por, Gashi thotë se ky numër mund të ndryshojë.

“Aktualisht, në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, numri i të burgosurve, të cilët kanë drejte vote në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 1548.  Numri mund të ndryshojë. Nga rreth 1548 persona, 34 prej tyre janë gra”, thotë Gashi.

Procesi i votimit nëpër burgjet e vendit, sipas SHKK-së nuk ka dallim nga ai që zhvillohet në qendrat e tjera të votimit.

Zëdhënësi i SHKK-së e ka shpjeguar se si zhvillohet i gjithë procesi i votimit nëpër qendra

“Procesi zgjedhor zhvillohet njësoj si në të gjitha vendvotimet tjera në Republikën e Kosovës, ekipet mobile të KQZ-së, sikur edhe herëve të tjera së bashku me materialin zgjedhor vendosen brenda institucioneve korrektuese në hapësirat të cilat i siguron SHKK. Të gjithë të burgosurit me drejtë vote do të përcillen një nga një në qendrën e votimit brenda institucionit, ku secili i burgosur do të shfrytëzojë të drejtën e tij të votimit”, thuhet në përgjigjet e Gashit.

E se procesi i votimit nëpër burgje është i njëjtë sikur në gjithë qendrat e tjera të votimit, e thonë edhe në Komisionin Zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në çdo proces zgjedhor u mundëson edhe të burgosurve që të votojnë në ditën e zgjedhjeve, duke mos shkuar në Vendvotim, por duke ua dërguar ekipin mobil.

Elezi ka thënë se për të votuar ata duhet të jenë të regjistruar në institucionet e parapara. Deklaron se afati për regjistrim është deri më 1 tetor.

“Periudha për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile ka filluar më 25 shtator dhe përmbyllet më 1 tetor”, thuhet në përgjigjet e Elezit drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi edhe 9 mijë e 50 vëzhgues të tjerë.

Sipas të dhënave të KQZ-së numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 12 mijë e 872.

Pjesa më e madhe e vëzhguesve të akredituar deri më tani, rreth 10 mijë përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa pjesa tjetër është nga OJQ-të vendore (2,722), Organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave (47) dhe media (129).

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja ishte rreth 30 mijë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?