Zbulohet e dashura e re e Brad Pitt?

Zbulohet e dashura e re e Brad Pitt?

Që kur në shtator të vitit 2016 u nda nga Angelina Jolie, me të cilën i ka gjashtë fëmijë, Brad Pitt ka qenë nën përcjelljen vigjilente të publikut. Sidomos kur bëhet fjalë për jetën e tij të dashurisë. Edhe pse gjatë verës thashethemet e lidhën me kolegen Charlize Theron, 55-vjeçari thuhet se e ka gjetur […]

Sidomos kur bëhet fjalë për jetën e tij të dashurisë. Edhe pse gjatë verës thashethemet e lidhën me kolegen Charlize Theron, 55-vjeçari thuhet se e ka gjetur dashurinë në krahët e stilistes 50-vjeçare të stolive dhe mjekes holistike, me emrin Sat Hari Khalsa, shkruan US Weekly.

Portali i lartpërmendur thotë se Bradin e tërhoqi fakti që Sat është shumë stabile dhe modeste, për dallim nga ish-të dashurat e tij Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. “Ajo është shumë e fortë dhe e zgjuar, dhe kjo është ajo që e tërhoqi tek ajo,” tha një burim anonim.

Bradi dhe 50-vjeçarja janë fotografuar madje së bashku vitin e kaluar në darkën gala Silverlake Conservatory of Music, të organizuar nga Red Hot Chili Peppers, shkruan KOHA Ditore. Atëherë ata u panë duke biseduar me njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa Brad thuhet se ka thënë se Sat është “shumë e veçantë për të dhe se kënaqet në shoqërinë e saj”.

Thuhet se Sat është pikërisht arsyeja se pse Brad e ndërpreu lidhjen e tij të supozuar me Charlize Theron, për të cilën u përfol disa muaj më parë. Përndryshe, Sat është eksperte në terapinë me ozon dhe e ka koleksionin e saj të stolive i cili e mban emrin e vajzës së saj, ndërsa të gjitha stolitë janë punuar sipas rregullave të simbolizmit antik.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya