Ymeri: Veseli po mashtron, korrupsioni mund të luftohet nga ata që kanë 100% vendosmëri

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për deputet, Visar Ymeri ka akuzuar kryetarin e PDK’së për mashtrim gjatë periudhës para fushatës zgjedhore. Ymeri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kadri Veseli po vazhdon të mashtrojë me idenë e luftimit të korrupsionit. Postimi i plotë: BYROJA KUNDËR KORRUPSIONIT E KADRI VESELIT MUND TË MERR KUPTIM VETËM […]
Kandidati i Partisë Socialdemokrate për deputet, Visar Ymeri ka akuzuar kryetarin e PDK’së për mashtrim gjatë periudhës para fushatës zgjedhore.
Ymeri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kadri Veseli po vazhdon të mashtrojë me idenë e luftimit të korrupsionit.
Postimi i plotë:
BYROJA KUNDËR KORRUPSIONIT E KADRI VESELIT MUND TË MERR KUPTIM VETËM KUR POLITBYROJA PRONTO PËRFUNDON NË OPOZITË
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Kadri Veseli, po vazhdon ta mashtrojë opinionin. Luftë ndaj korrupsionit? Byro kundër korrupsionit?
Kush? Njëri nga kryeprotagonistët e aferës “Pronto”. Njëri nga drejtuesit e partisë që e ka ushtruar pushtetin përgjatë më shumë se dhjetë vite, qeverisje gjatë së cilës kanë ndodhur deformimet e degradime shumë të mëdha ekonomike, sociale, e politike.
Byroja kundër korrupsionit mund të ketë kuptim vetëm kur Politbyroja “Pronto” do të jep përgjegjësi politike e juridike.
Për këtë duhet ta kemi një gjyqësor profesional dhe të pavarur nga pushteti politik.
Kjo nuk bëhet pa dalur në opozitë Politbyroja “Pronto” që e ka (ende) vendimmarjen kryesore në PDK.
Kjo mund të bëhet vetëm nga ata që kanë 100% vendosmëri, dije dhe guxim.












