Ymeri: Në VV ke shku veç sa me u zgjedh deputete bre Mimozë, gjithçka i ke thënë Albin Kurtit

Përplasja në ‘Debat Plus’, sonte ka vazhduar mes Visar Ymerit të PSD’së dhe Mimoza-Kusari-Lilës të Vetëvendosjes, transmeton Periskopi. Përderisa Kusari-Lila e akuzonte Ymerin për koalicion me Ramush Haradinajn, ai ia ktheu: ‘’Ti ne VV ke shku vec me u zgjedh deputete bre Mimozë. Mos bë hajgare. Se para një jave e ke akuzu Albin Kurtin […]
Përderisa Kusari-Lila e akuzonte Ymerin për koalicion me Ramush Haradinajn, ai ia ktheu:
‘’Ti ne VV ke shku vec me u zgjedh deputete bre Mimozë. Mos bë hajgare. Se para një jave e ke akuzu Albin Kurtin për i pabesë, e pas një jave ke shku. Gjithcka i ke thanë, e ke akuzu për arrogancë’’.
Pastaj ndërhyri edhe Hykmete Bajrami e LDK’së, duke i thënë Ymerit se e kishte quajtur profet Albin Kurtin.
‘’Kurrë Albinin nuk e kam quajt profet, e as Ramush Haradinajn s’ka me e quajt profet’’, tha Ymeri./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/472085200056415/












