Yllka nga Prishtina shet pikturat për të blerë ilaçe për vete

Yllka nga Prishtina shet pikturat për të blerë ilaçe për vete

Një nxënëse nga Prishtina, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, pikturon dhe i shet ato për të blerë medikamente. Ilaçet që ajo përdorë kushtojnë mijëra euro dhe mund të blihen vetëm jashtë Kosovës. “Çdo para që e kam prej pikturave, nëna mi ka siguruar veç për terapi.  Terapia mujore shkon deri në 1000 […]

Ilaçet që ajo përdorë kushtojnë mijëra euro dhe mund të blihen vetëm jashtë Kosovës.

“Çdo para që e kam prej pikturave, nëna mi ka siguruar veç për terapi.  Terapia mujore shkon deri në 1000 euro.  Por më shumë nuk di, pasi nëna nuk më tregon”.

“I falënderoj të gjithë. Ia kam arrit përmes pikturave të siguroj terapinë”, thotë Yllka që vuan nga Fibroza Cistike, një sëmundje që dëmton organet e brendshme, raporton Rel.

Ajo aplikon artin me pika, një metodë e re që përdoret sot shumë në  botë.

“Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha, por më shumë më pëlqejnë ato të vogla sepse dalin më mirë, më të mbushura”, tregon ajo, përcjell Telegrafi.

Yllka thotë se ka vendosur të ndjek një kurs të artit me pika.

Ka një vit që kur Yllka ka filluar të shes pikturat e saj.

Nëna e saj thotë se kohët e fundit pikturat e Yllkës nuk po shiten si në fillim.

“Në qoftë se ka të interesuar për të blerë piktura, Yllka mund ta sigurojë terapinë… Kostoja mujore e terapisë është shumë e lartë. Ajo kushton nga 1, 600 deri në 2,100 euro. Vvaret si e gjejmë, pasi në Kosovë nuk ka terapi të tillë. Ajo mund të sigurohet vetëm në Gjermani, Itali, Zvicër apo në Amerikë”, thotë e ëma e vajzës.

Yllka ndjek mësimet në klasën e nëntë në Shkollën fillore ‘Dardania” në Prishtinë dhe është nxënëse e shkëlqyeshme.

Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta, por vlerësohet se janë rreth 100 fëmijë që vuajnë nga  Fibroza Cistike.

Pas shumë kërkesave nga familjarët, më 20 shtator Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ilaçet për Fibrozën Cistike t’i fus në listën e barnave esenciale.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?