VV nuk respekton simbolet e shtetit dhe Rugovën: Visar Berisha i LDK-së ka fjalë të forta

Visar Berisha është i biri i funksionarit të lartë të LDK-së, Kolë Berishës, i cili kishte shërbyer edhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës pas luftës. Lëvizja Vetëvendosje dje ishte në Istog, me liderin e saj që e përmendi edhe presidentin Rugova, e për të cilin deklaroi se “historia do ta gjykojë” duke thënë po […]
Lëvizja Vetëvendosje dje ishte në Istog, me liderin e saj që e përmendi edhe presidentin Rugova, e për të cilin deklaroi se “historia do ta gjykojë” duke thënë po ashtu se ai i takon “gjithë popullit”, shkruan Periskopi.
Kurti është i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër ish presidentit të vendit, të cilin edhe 13 vjet pas vdekjes nuk i ka nderuar varrin në Velani.
Vetëvendosje dhe Kurti po ashtu njihen për qëndrimet e tyre të ngurta sa i përket simboleve të shtetit të Kosovës, duke mos i respektuar ato. Vetëvendosje në tubimin hapës në Mitrovicë intonoi himnin kombëtar shqiptar por jo edhe himnin e Kosovës.
Berisha në statusin e tij thotë se Rugova nuk ka qenë i urtë, nuk ka qenë i pafuqishëm e i dobët.
“Para se me lindë Republikën ka ndërtu simbole (2 korrikun, Referendumin, Presidentin, zgjedhjet). Pasi e ka ditë se popujt e ndrydhun marrin frymë e rriten përmes simboleve. Dmth ai e ka ndërtu Brendin e Republikës.” – shkruan ai.
Ky është statusi i plotë dhe i paredaktuar i z.Berisha:
“E keni keqkuptue Ibrahim Rugoven!
Ai nuk ka qene i urte, sic e kupton shqiptari (i pa fuqishem, i dobet) por fjale pak ne totalitetin e te vertetes se vet. Pak a shume sic jane malesoret.
Ne anen tjeter, ai para se me linde Republiken ka ndertu simbole (02 korrikun, Referendumin, Presidentin…zgjedhjet). Pasi e ka dite se popujt e ndrydhun marrin fryme e rriten permes simboleve.
Dmth ai e ka ndertu Brendin e Republikes.
Sot kush ka problem me u taku me faktin se jemi komb me shtet, le ta keqyre Ibrahim Rugoven qysh ka mesue…”












