Vuçiqi: Merkel dëshiron që Kosova e Serbia të bisedojnë derisa të gjejnë zgjidhje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë të martën se Evropa pa dyshim se dëshiron zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë. Duke folur pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Vuçiqi tha se Gjermania insiston në këtë. “Plani dhe ideja nga presidenti […]

Duke folur pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Vuçiqi tha se Gjermania insiston në këtë.

“Plani dhe ideja nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Merkel është të organizojnë një takim rajonal dhe të nisin bisedimet intensive mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai, raporton televizioni serb N1, transmeton Koha.net.

Vuçiqi shtoi se Merkeli dëshiron stabilitet afatgjatë dhe, sipas tij, “ajo do të investojë të gjitha përpjekjet në ruajtjen e stabilitetit”.

“Ajo dëshiron që ne të flasim derisa të gjejmë një zgjidhje”, tha presidenti serb.

Vuçiqi është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i ka thënë se “do të jemi të përkushtuar në mbështetjen e punës suaj në mbështetje të paqes dhe stabilitetit”.

Temë kyçe e këtij takimi ka qenë Kosova, por që s’është treguar se çfarë është biseduar rreth kësaj teme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?