Vetëvendosje u jep tenderë milionësh njerëzve të tyre në Prizren (Video/Dok)

Vetëvendosje u jep tenderë milionësh njerëzve të tyre në Prizren (Video/Dok)

Dy prej njerëzve kryesorë të Vetëvendosjes në Prizren, Shefi i Grupit të Asamblistëve dhe Shefja e Kabinetit të Mytaher Haskukës,  u ka dhënë tenderë me qindra mijëra euro familjarëve të tyre dhe kompanive të afërta me Vetëvendosjen, njëjtë siç kishte bërë edhe në Prishtinë kjo parti. Madje, për këto abuzime me tenderë të Komunës së […]

Madje, për këto abuzime me tenderë të Komunës së Prizrenit, është ngritur aktakuzë edhe ndaj Shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren për shkak të një kontrate të paligjshme në vlerë prej 358 mijë eurosh.

Ai akuzohet se shpërbleu familjarin e Drejtorit të Administratës në Qeverisjen e Vetëvendosjes, Osman Hajdarit, që edhe pas prishjes së koalicionit mes Nismës dhe Vetëvendosjes në Prizren, Hajdari kishte vazhduar të qëndroj afër Haskukës.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit vazhdon të punojë, pa guxuar kush ta suspendojë, sepse mbrohet nga Vetëvendosje atje, pasi që u ka kryer shërbime korruptive me tenderë.

Ndërsa, Mytaher Haskuka, që sipas Albin Kurtit ‘’e myt korrupsionin’’, ia ka dhënë hiç më pak se katër tenderë me mijëra euro babait të shefit të Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prizren, Adem Shabanajt.

Kompanisë NNT “Shabanaj”, Haskuka ia ka dhënë kontratën “Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, në lagjen Arbana të Prizrenit” në vlerë prej 197, 645 euro, kontratën “Ndërtimi i rrugëve dhe kanalizimit në fshatin Kobaj të Prizrenit” në vlerë prej 39, 999 euro, kontratën “Rregullimi i rrugëve në fshatin Muradem” në vlerë prej 59, 961 euro dhe kontratën “Ndërtimi me elemente betoni i rrugës në Serbicë të Epërme, Lagjja Marki” në vlerë prej 33, 912 euro.

Për aferat korruptive të qeverisjes së Vetëvendosjes dhe kryetarit Mytaher Haskuka në Prizren nuk përfundojnë me kaq, pasi që edhe vetë shefja e kabinetit të Haskukës e ka “myt” mjaft shumë korrupsionin.

INTRAST SHPK është kompani e një prej familjarëve të saj, që është privilegjuar vazhdimisht nga Komuna e Prizrenit, në të shumtën e rasteve në kombinime me operatorë të tjerë ekonomikë.

Kjo kompani ishte krijuar në vitin 2017, me kapital themeltar 4 mijë euro. Por, pa asnjë konkurrencë, me qasje monopolistike, sipas kësaj videoje, ajo ka përfituar gjithsej 447,770 euro.

Pronar i kësaj kompanie thuhet se është Korab Shehu, i afërt i shefes së kabinetit të Mytaher Haskuken, Krenare Koqit, të cilës i është dhënë kontrata “Furnizimi me pajisje sinjalizuese dhe vendosja e tyre në Komunën e Prizrenit”.

Kontratë tjetër që kompania INTRAST SHPK kishte fituar në bashkëpunim me një kompani tjetër është edhe “Auditimi, inspektimi dhe analiza e riorganizimit të rrugëve në qytetin e Prizrenit” në vlerë prej 177, 500 euro.

Ndikimi korruptiv i shefes së kabinetit të Mytaher Haskukës nuk përfundon vetëm me këto.

Ajo e kishte “qerasur” me një grant investiv edhe motrën e vet. Dhe, ndonëse kjo ishte konfirmuar nga vetë Komuna e Prizrenit, asnjëherë nuk ishte bërë e ditur vlera e atij granti investiv.

Po ashtu, në fund të kësaj videoje shihet edhe një fotografi e përbashkët, duke festuar me mish e birra e deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, Drejtorit të Emergjencave, Faruk Dakaj, si dhe shefit të Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prizren, Adem Shabanaj.

https://indeksonline.net/vetevendosje-dhe-mytaher-haskuka-e-mysin-korrupsionin-u-japin-tendere-milionesh-njerezve-te-tyre-video-dokumente/?fbclid=IwAR2GYvp97NMSHy0nFwQ6VX65ERX7GouwJobW4fzNbtR1P_90niilt4jBPG4

https://www.facebook.com/albaniamagazineofficial/videos/388819468676361/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?