Vetëm 17 përqind e grave në Kosovë kanë pronë

Vetëm 17 përqind e grave në Kosovë kanë pronë

Një ndër problemet kyçe në Kosovë mbeten të drejtat e grave, krahas mungesës së sundimit të ligjit. Vetëm 17 përqind e grave kanë ndonjë pronë të tyre. Ndërsa nga 38 përqind e grave të divorcuara që kanë kërkuar të drejtën e tyre në pasurinë e përbashkët, vetëm njëra prej tyre e ka realizuar këtë të […]

Një ndër problemet kyçe në Kosovë mbeten të drejtat e grave, krahas mungesës së sundimit të ligjit.

Vetëm 17 përqind e grave kanë ndonjë pronë të tyre. Ndërsa nga 38 përqind e grave të divorcuara që kanë kërkuar të drejtën e tyre në pasurinë e përbashkët, vetëm njëra prej tyre e ka realizuar këtë të drejtë.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të raportit të hulumtimit rreth pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare, të Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi.

Drejtoresha e INJECT, Luljeta Aliu, tha se Gjykatat duhet të respektojnë kornizën ligjore.

Ajo tha se 50 përqind e grave të divorcuara kanë përjetuar dhunë në familje. Në bazë të hulumtimit, Aliu u shpreh se 38 përqind e grave të divorcuara e kanë kërkuar pasurinë e tyre, porse 60 përqind e tyre nuk e kanë marrë.

“70 përqind kanë vendim të gjykatës për alimentacion, ndërsa vetëm 25 përqind e grave e kanë marrë me rregull. 60 përqind e grave që janë deklaruar kanë thënë se bashkëshorti nuk ka pasur pasuri të veçante, ndërsa ato nuk e kanë marrë gjysmën e pasurisë”, tha ajo.

Naim Qela, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë dhe koordinator për Dhunë në Familje, tha se shoqëria duhet të mësohet me mendimin ndryshe. Sipas tij, praktika gjyqësore në Kosovë nuk e ka vetëm anën e keqe, por e ka edhe anën e mirë.

“Padyshim se kemi pasur një të kaluar të vështirë por kemi pasur një praktikë gjyqësore. Ne duhet të kemi parasysh edhe zhvillimin e shoqërisë sonë si popull, ndërhyrjet që kemi pasur. Megjithatë kemi arritur të krijojmë një gjyqësor solid.. Çka po ndodh sot me gratë është për tu shqetësuar”, tha ai.

Avokati Anton Nrecaj, tha se në të gjitha rastet, gratë janë viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Në çështjet e ndarjes së pasurisë viktima kryesore është femra. Disa gjëra nuk janë duke funksionuar në praktikë sado e mirë që është korniza ligjore. Unë jam të mos ketë disa procese te shkurorëzimit, me një proces përfundojnë te gjitha”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?