Veselit i bashkohet edhe një ish komandant i UÇK-së

Partisë Demokratike të Kosovës sot iu bashkua edhe një personalitet. Me anë të një statusi në Facebook, i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka njoftuar ndjekësit se në familjen e tij politike e mirëpriti ish-komandantin e UÇK-së, Zenel Zekollin, i cili pas luftës e mori edhe titullin e nënkolonelit të TMK-së. “Zeneli është njeri […]
Me anë të një statusi në Facebook, i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka njoftuar ndjekësit se në familjen e tij politike e mirëpriti ish-komandantin e UÇK-së, Zenel Zekollin, i cili pas luftës e mori edhe titullin e nënkolonelit të TMK-së.
“Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë”.
“Ishim bashkë në luftën kundër pushtuesit. Jemi bashkë edhe në luftën kundër korrupsionit”, shkroi Veseli, i cili më 6 tetor kandidon për postin e kryeministrit të Kosovës.












