Veseli: Të tjerët flasin e akuzojnë, unë bëj veprime konkrete

Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli sonte në Zona Zgjedhore ka thënë se bën veprime konkrete e jo akuza, sikurse rivalët e tij, transmeton Periskopi. Veseli thotë se është i vendosur të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin. ‘Jam i vetmi që marr vendime drejtpërsejt dhe konkrete. Mund ta ruaj një balancë, me e ruajt partneritetin […]
Veseli thotë se është i vendosur të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.
‘Jam i vetmi që marr vendime drejtpërsejt dhe konkrete. Mund ta ruaj një balancë, me e ruajt partneritetin me SHBA dhe BE, që i duhet shumë Kosovës, sot sikurse më 1998, 1999. Cdo parti ka qenë ose është në pushtet. Po i thërras të gjithë ejani të bëhemi bashkë për një Kosovë më të mirë. Ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizimin. I vetmi që po veproj, e jo të flas. Kam marrë vendime konkrete. Partitë tjera të merren me gjëra konkrete sikurse unë, duke filluar nga partia e tyre’’, ka thënë Veseli.
Veseli thekson se lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe zhvillimi ekonomik do të rrisin respektin nga ndërkombëtarët.
‘’Kur e kemi një shtet pa korrupsion dhe me zhvillim ekonomik, kemi me pasë respekt më të madh nga SHBA dhe BE. Dhe do të kemi raporte më të mira me ta’’/PERISKOPI/
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/962805117398943/












