Veseli: Sa më e fortë PDK, aq më e fuqishme është Kosova

Veseli: Sa më e fortë PDK, aq më e fuqishme është Kosova

Pas hapjes së fushatës në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar në mbrëmjen e sotme tubimin elektoral në qytetin e Obiliqit. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli duke i shpalosur premtimet para të pranishmëve, tha se sa më fortë që është PDK-ja, aq më e fuqishme është edhe Kosova. “Gjithë ata që […]

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli duke i shpalosur premtimet para të pranishmëve, tha se sa më fortë që është PDK-ja, aq më e fuqishme është edhe Kosova.

“Gjithë ata që besojnë në Kosovën, gjithë ata që e duan një Kosovë  euroatlantike dhe perëndimore. Gjithë ata që e duan një Kosovë me një ekonomi të lirë, të prodhimit, të inovacionit, gjithë ata që e duan ndërmarrësinë e fuqishme, zhvillimin ekonomik, punësimin e qëndrueshëm, gjithë ata që  e duan Kosovën pa korrupsion, pa nepotizëm, gjithë ata që duan partneritet të përjetshëm me SHBA-të dhe BE-në, duhet të jenë bashkë më 6 tetor, në një adresë të përbashkët, e ajo është forca e Kosovës – ajo është PDK-ja. Kur fiton PDK-ja, sa më e fortë është PDK, aq më e fortë, më e fuqishme është Kosova jonë e pavarur dhe sovrane”, tha Veseli.

Veseli iu bëri thirrje qytetarëve të Obiliqit që të bashkohen për të mbështetur partinë që ai udhëheq, duke u zotuar se të gjitha kapacitetet financiare të Kosovës do t’i vë në shërbim të njerëzve të ndershëm.

“Të bëjmë këtë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar për të rinjtë tanë, për gratë, për burrat. Për gjitha kategoritë, për burrat, për prindërit tanë, për bashkëluftëtarët e ushtrisë sonë, për familjet e dëshmorëve, për punëtorët të cilët punojnë  në minierat e KEK-ut dhe të Trepçës për të gjithë punëtorët e ndershëm, fermerët iu jap fjalën këtu në Obiliq dhe çdo kund  në Kosovë. Të gjitha kapacitetet  financiare të Kosovës do t’i vë në shërbim të këtyre njerëzve të ndershëm për aq sa zero përkrahje për njerëzit që përfitojnë në mënyrë manipuluese”, tha Veseli

Kryetari i Degës së PDK-së në Obiliq, Lulzim Sadiku bëri thirrje që të votohen dy kandidatët për deputetë nga komuna e Obiliqit, Shefki Saliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha.

“Dega në Obiliq ka dy kandidatë. Lista e PDK-së ka njerëz me vlera, prandaj bëj ftesë që të votohen kandidatët nga komuna e Obiliqit, zonjusha Evegjeni Thaçi dhe Shefki Saliu”, tha ai.

Gjatë këtij tubimi në PDK aderuan edhe 80 anëtarë të ri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?