Veseli-qytetarëve: Dëshironi qeveri të konfrontimit apo me orientim euro-atlantik

Veseli-qytetarëve: Dëshironi qeveri të konfrontimit apo me orientim euro-atlantik

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se qytetarët duhet të vendosin nëse duan një qeveri me orientim euro-atlantik dhe që merret me sfidat e Kosovës apo duan një koalicion të konfrontimit në mes nesh dhe konfrontimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sjellë pasiguri e izolim. Veseli në […]

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se qytetarët duhet të vendosin nëse duan një qeveri me orientim euro-atlantik dhe që merret me sfidat e Kosovës apo duan një koalicion të konfrontimit në mes nesh dhe konfrontimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sjellë pasiguri e izolim.

Veseli në takimin me qytetarët e Deçanit, ka thënë se 6 tetori do të jetë shumë shpejt por është ditë e vendimmarrjes për Kosovën tonë se cilin drejtim do ta ketë, një vendimmarrje që do të drejtojë të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit tonë.

“Se a do të jetë një drejtim, një qeverisje e cila do të jetë shumë afër, e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a do të jetë një qeverisje që do të merret me sfidat që ka Kosova, me punësimin, krijimin e perspektives për të rinjtë e të rejat tona përmes një ekonomie të dijës, ndërmarrësisë, prodhimit, a do të jetë një qeveri e cila do ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin apo do të jetë një koalicion i cili është i koalicion i konfrontimit në mes nesh dhe i konfrontimit me miqtë tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të thotë izolim, pasiguri, apo një koalicion i korrupsionit, e ky koalicion është Mustafa-Kurti. Ju të gjithë, ne të gjithë bashkërisht, qytetarët e këtij vendi duhet të bëhen bashkë, mos të lejojnë që për asnjë milimetër Kosova të ecë mbrapa“, ka thënë Veseli.

Veseli tha se ditëve të fundit po dëgjon që ka vet kënaqësi duke thënë se PDK do t’i fitojë zgjedhjet por të angazhohen që pas 6 tetorit të ketë një qeveri që krijon perspektivë të rinjve, që ndihmon prodhuesit, mjekët, dhe gjithë ata që duan ta qojnë përpara këtë vend dhe jo që ndan qytetarë.

“Më shumë se asnjëherë më parë Kosova ka nevojë me qenë vetëm orientim euroatlantik, Kosova ka nevojë me qenë vetëm drejtim i cili është nga puna nga nderi, një qeverisje ku përkrahet rinia, ku përkrahen ndërmarrësit, ku përkrahen fermerët, kështu që më 6 tetor bëhuni bashkë, mos u ndani këtu në Deçan e gjithë Republikën e Kosovës. Ka entuziazëm por vet kënaqësi nuk duhet ketë“, ka thënë Veseli.

Kryetari i degës së PDK-së në Deçan, Bujar Kukleci tha se edhe tetë ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e PDK-së

“Frontet e luftës së PDK-së kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë në çdo vend, në çdo kohë dhe çdo grup. Lufta kundër këtyre fenomeneve negative do të jenë mjete për realizimin final të PDK-së, zhvillimin e ekonomisë, shanse të barabartë dhe këtë do ta bëjë vetëm kryeministri i ardhshëm Kadri Veseli“, tha ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka rritur buxhetin nga 700 milionë sa ishte në vitin 2008, në 4 milionë sa është tani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?